Paloka ka një pyetje për Ramën: Edhe sa e shtysh me forca speciale?!

Paloka ka një pyetje për Ramën: Edhe sa e shtysh me forca speciale?!

15:55, 06/04/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në ka reaguar pas pritjes me protesta në Kukës të kryeministrit Edi Rama.

Paloka e paralajmëron Ramën se nuk mund të qëndrojë dot gjatë në atë karrige me forca speciale dhe antiplumb, kur populli të urren.

Postimi i plotë i Edi Palokës

Nuk mund të qëndrosh më kryeministër i një populli që të urren dhe e urren. Dje ne Kukës, edhe pse solle mijëra forca, përfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prapë nuk guxove të ballafaqoheshe me qytetarët por mblodhe me detyrim administratën e deri nxënësit e shkollave me çanta në krah, për të zbrazur urrejtjen tënde për shqiptarët.

Nuk të duan më, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo një njeri normal do ta bënte te reflektonte por një si ty e tërbon.

Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancën tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithë Shqipërinë e dje ne Kukës.

Por një gjë është e sigurte, njerëzit kane nevoje për një qeverisje dhe një kryeministër normal, prandaj po të përzënë kudo qe shkon me bisht nder shale.

Janë qytetaret e vërtete e normal te këtij vendi. Asnjeri prej tyre nuk është i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukës ishe ti Edvin…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco