Dokumentari 'Kohën e bëjnë njerëzit' në Amsterdam, studiuesit; 'Padrejtësitë e komunizmit ende pa ndëshkim'

Dokumentari 'Kohën e bëjnë njerëzit' në Amsterdam, studiuesit; 'Padrejtësitë e komunizmit ende pa ndëshkim'

18:03, 03/04/2019
A+ Aa A-

Dokumentari “Kohën e bëjnë njerëzit’, me producente kryeredaktoren e emisionit “Opinion’, Desada Metaj, që risjell në kujtesën tonë, dhimbjet dhe dramat që sistemi komunist u shkaktoi qindra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm, u shfaq ditën e djeshme premierë në Amsterdam, në kuadër të serialit të debateve “Rrugët drejt Drejtësisë”.

Në këtë premierë të dokumentarit, që udhëton për herë të parë jashtë vendit, pjesëmarrës në debat ishin historianë, studentë të Universitetit të Amsterdamit, diplomatë dhe studiues holandezë.

Në shfaqjen e dokumentarit, që është një bashkëpunim midis Shoqërisë Kulturore Shqiptare dhe Institutit Holandez për Luftën, Genocidin dhe Holokaustin, të pranishmit debatuan për mungesën e Drejtësisë Tranzitore në Shqiperi, ku në kontrast me vendet e tjera ish-komuniste apo ish-totalitare, shteti nuk ia ka dalë ende që me masa ligjore dhe jo-ligjore të korrigjojë padrejtesinë e madhe ndaj një pjesë të popullsisë gjatë komunzimit. Gjithashtu në këtë premierë të dokumentarit u diskutua për mungesen e reflektimit të shoqërisë si një element shumë i rëndësishëm për Drejtësinë Tranzitore.

Dr. Eni Papa, historiane dhe pedagoge nga Univesiteti i Tiranes mbajti një referat mbi trashëgiminë e regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa drejtoresha e programeve të NIOD Dr. Nanci Adler referoi për rëndësinë e reflektimit dhe drejtësisë tranzitore për shoqërite post-totalitare!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco