Ish-kryebashkiaku i Leskovikut: Korrigjimi i hartës territoriale i pamundëson Ramës fitoren në tavolinë

Ish-kryebashkiaku i Leskovikut: Korrigjimi i hartës territoriale i pamundëson Ramës fitoren në tavolinë

17:50, 03/04/2019
A+ Aa A-

Korrigjimi i hartës territoriale do të sillte mjaft dobi në demokracinë e vendit dhe do ti pamundësonte kryeministrit Edi Rama fitoren në tavolinë të zgjedhje lokale.

I këtij mendimi është Fatmir Guda, ish kryetar i bashkisë së Leskovikut dhe ish kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit.

Sipas tij, përveç reformës zgjedhore, pjesë e konsesusit politik të jetë edhe korrigjimi i reformës adnministrativo-territoriale.

“Nuk ka asnjë dyshim se korrigjimi i hartës territoriale është një hap që do t'i bënte dëm vetëm Edi Ramës, të cilit do t'i pamundësonte fitoren në tavolinë të zgjedhjeve lokale, por ama në realitet do t'i sillte mjaft dobi demokracisë lokale, pasi do të afronte qytetarin me pushtetin vendor dhe përmirësonte cilësinë e shërbimit ndaj komunitetit. Për këtë arsye krahas reformës zgjedhore axhendë e qeverisë tranzitore duhet të jetë domosdoshmërisht gjetja e konsensusit politik edhe për ribërjen e hartës territoriale, e cila duhet theksuar që është bërë, jo vetëm në mënyrë të njëanshme, por edhe e pakonsultuar me qytetarët, që në fund të fundit rezultojnë si të prekurit e drejtpërdrejtë prej refomës në fjalë. Nevoja që kish Shqipëria për reformën administrative territoriale, për kohën që u bë ishte imediate, por nxitimi dhe anashkalimi i faktorëve politikë dhe ekstrapolitikë, që do ta bënin atë një reformë t'i rezistonte kohës, solli pikërisht gjëndjen e sotme edhe më të rënduar e më të përkeqësuar në funksionimin e qeverisjes lokale”, është shprehur Guda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco