Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Këshillat studentorë gati për rifillimin e protestave

Këshillat studentorë gati për rifillimin e protestave

16:48, 26/03/2019
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar rreth 2 muaj nga përfundimi i protestës së studentëve, shumë prej kërkesave të tyre mbeten të paplotësuara. Studentë nga tre universitete ai i Tiranës, Politiknik dhe Universiteti i Mjekësisë, shprehen se qeveria nuk i është përmbajtura premtimeve të ndërrmara në kuadër të Paktit për Universitetin.

Pikërisht për këtë arsye, ata thonë se do të organizohen sërish në protestë.

"Mundësia për tu ringritur është më aktualë se kurrë. Këshillat studentorë do të mblidhen sërish për të dhënë një afat për rifillimin e protestave", janë shprehur ata për Ora News.

Studentët shprehen se gjendja në universitete vijon të mbetet e njejtë edhe pas protestës.

"Ne si studentë këtë herë nuk do të luftojmë vetëm por do kemi dhe përkrahjen e pedagogëve. Ne paguajmë akoma, kemi të njëjtët problematika në Universitet", vijojnë ata.

Një ditë më parë, Qendresa Qytetare publikoi një raport sipas së cilit qeveria nuk ka realizuar ende 10 premtime të bëra ndaj studentëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/03/2019 17:11

Po çohuni pra, çar prisni nga edver bajga vetem demagogji do degjoni, ai dhe Ridhjerja qe ai drejton, jane mashtrus kalibri. Keshtu pra te dashur studente edhe nje vrull, kesaj radhe ti shkoni deri ne fund dhe mos degjoni zerin e sirenave edveriste qe tju mjegulloje dhe tju shfokusoje nga qellimi qe keni per plotesimin e gjith kerkesave legjitime qe ju keni. Forca!

Shto koment

Denonco