Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pasi e shpëtoi nga Vettingu, KPK nuk zbardh vendimin për Donika Prelën

Pasi e shpëtoi nga Vettingu, KPK nuk zbardh vendimin për Donika Prelën

18:34, 25/03/2019
A+ Aa A-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi më 5 shkurt përmes polemikash në detyrë Donika Prelën, si Prokurore e Krimeve të Rënda, edhe pse shkeljet e saj nuk ishin më pak të rënda se kolegët e saj që Vettingu i përjashtoi nga radhët e Drejtësisë.

Por edhe pse kanë kaluar 30 ditë nga vendimi i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, ky komision nuk ka zbardhur ende vendimin me shkrim që linte në detyrë Donika Prelën, një shkelje e hapur e ligjit kjo nga ky organ.

Zakonisht afati maksimal i zbardhjes së një vendimi të tillë, pa llogaritur ditën e njoftimit të vendimit është plotësuar që të të enjten e datës  21 mars.

Kalimi në Vetting i Donika Prelës kaloi përmes një sërë akuzash.

Partia Demokratike e akuzoi Prokuroren e Krimeve të Rënda si të njëanshme.

Ndërsa Prela e cila mban postin e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u përball me pikëpyetje lidhur mbi të ardhurat e bashkëshortit dhe transaksionet me pasuritë e paluajtshme.

Theo Jacobs, vëzhgues i ONM-së ngriti dyshime për mospagimin e taksave nga bashkëshorti i Prelës ndërsa e krahasoi dosjen e saj të vetingut me shijen e keqe të një ilaçi të kapërdirë pa ujë në mëngjes, por që kalon në kohën e drekës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco