Intervista/ Shkëlzen Berisha: Erion Veliaj burimi i gazetarit amerikan Guy Lawson

Intervista/ Shkëlzen Berisha: Erion Veliaj burimi i gazetarit amerikan Guy Lawson

22:27, 21/03/2019
A+ Aa A-

Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar mbrëmjen e sotme se kush është personi, burimi i gazetarit amerikan që shkroi librin ‘Armet dhe çunat’.

Sipas Shkëlzen Berishës, burimi i gazetarit amerikan është Erion Veliaj.

Ylli Rakipi: Ju keni vite që e investigoni këtë çështje, sepse është një problem shumë i madh për ju. Cili mendoni se është burimi i autorit në Tiranë? Që të thuash se Berishës janë ‘familja’, pra se janë mafia, dikush e ka bërë.

Shkëlzen Berisha: Unë i jam referuar atyre informacioneve që avokatët e mi, kanë marrë përgjatë procesit gjyqësor. Përgjatë procesit gjyqësor na janë vënë në dispozicion materiale që tregojnë se një nga burimet kryesore që zoti Lawson citon në Tiranë, është zoti Erion Veliaj.

Ylli Rakipi: Erion Veliaj? Si hyn Erion Veliaj këtu?

Shkëlzen Berisha: Erion Veliajn këtu e ka future zoti Lawson, ose zotin Lawson aty e ka future zoti Veliaj. Kjo ka dalë nga deklarimet që ai ka bërë përgjatë procesit gjyqësor në gjyqin e vitit 2018. Ny gjyq autori ka identifikuar Erion Veliajn, si një nga burimet kryesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti21/03/2019 23:39

Mashtruesi Erion fiku, legeni paska vepruar njesoj si me Griselden e Roshit,etj . Shkelzeni sqaroi me vertetesi

Shto koment

Denonco