Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sazan Guri, epik/ Edhe me flori të ma shtroni rrugën, në këtë Parlament nuk futem

Sazan Guri, epik/ Edhe me flori të ma shtroni rrugën, në këtë Parlament nuk futem

14:27, 03/03/2019
A+ Aa A-

Pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët e opozitës së bashkuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për të plotësuar vakancat në Kuvend, ku ka kërkuar nga kandidatët që kanë qenë në listat partiake, formularin e vetdeklarimit.

Disa nga kandidatët në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dorëzuar formularët e vetdeklarimit, duke shprehur kështu vullnetin për pranimin e mandatit.

Ndërkohë pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë, të PD-së dhe LSI-së kanë pranuar që t’i bashkohen vendimit të partisë së tyre për djegien e mandateve, duke mos e pranuar mandatin.

Kështu Sazan Guri, kandidat në listat për deputet në Berat, ka refuzuar që të marrë mandatin e deputetit. Në një shkrim në rrjetet sociale ambientalisti Sazan Guri ka sqaruar se nuk do të futej kurrë në atë parlament ku sipas tij është kthyer në një mesele dhe derexhe.

Postimi i Sazan Gurit:

Me thone mire ben qe mos te vesh kesaj radhe ne Parlament, per nje rroge fundja, do humbasesh edhe nje pension……

Degjoni or miq!

Edhe nese kam dashur me pare te vija ne Parlament, po perse per rroge do vija? Apo per te vene ne jete ato qe bej neper leksione, neper libra e neper protesta e kerkesa jo per vete po per ju o Qytetare. Apo per te hyre me biznes te vogel e te dilja me supermarket si te tjeret?

Fjala e pare, kur filloj e jap mesim me studentet eshte se nuk i ngjaj te tjereve. Edhe ne Parlament kete parim do te mbaja, se nuk i ngjaj te tjereve, po kur s’me njeh, edhe mund te thuash ndonje fjale pune rroge, pune pensioni.

Po sikur te t’ju them, se me flori te ma shtrojne rrugen nga shtepia ne Kuvend, e nuk do vija kurre ne kete mesele apo ne kete parlament derexhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cimi 03/03/2019 19:08

Shume i zgjuar Sazani! V Nuk e do mandatin !

t03/03/2019 15:38

futja e kandidateve qe jane ne liste mund te parandalohet qe edhe antaret e KQZ te propozuar nga opozita te japin edhe ata doreheqjen.nqs duhet mosbindje civile atehere duhet te largohen te gjithe personat e propouar nga opozita ne organe te ndyshme si KQZ.AMA etj.Thirrja e avokat Gurabardhit ishte shume me vend.nuk e kuptoj pse syri e ka hequr nga nentitujt .ne nje kohe kur duhej ti jepte me shume vend?pse u pendua syri qe e botoi?

Bobi vl 03/03/2019 14:52

Kujt i plas per ty o Shazan plaku

Gramoz03/03/2019 14:50

Burre i ndershem dhe i mençur z.Guri, çmund te beje ai ne ate parlament mbushur me dallkauke dhe idiote!? Vetem si te ngjashmit e hajduteve dhe perdhunusve ripjerdhas mund te futen ne ate parlament.

Shto koment

Denonco