Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO/ Basha u përgjigjet eurodeputetëve: Mos më kërkoni asgjë, që nuk do ta pranonit për popujt tuaj!

VIDEO/ Basha u përgjigjet eurodeputetëve: Mos më kërkoni asgjë, që nuk do ta pranonit për popujt tuaj!

14:05, 28/02/2019
A+ Aa A-

“A do të pranonit për vendin tuaj këtë, që po i kërkoni shqiptarëve të pranojnë për veten e tyre?!“ Kjo ishte pyetja që kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka drejtuar flakë për flakë sot nga Shkodra, eurodeputetëve të PE-së, që kritikuan aksionin e opozitës shqiptare për të djegur mandatet dhe kërkojnë qeveri tranzitore që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. 

Dhe përgjigjen, Basha e dha po vetë: “Mos më kërkoni asgjë që nuk do ta pranonit për popujt tuaj! Partia Demokratike, unë, Lulzim Basha, dhe jam i bindur se çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet dhe vlerat europiane në Shqipëri," deklaroi ai, duke konfirmuar vazhdimin me vendosmëri të aksionit politik të nisur deri në arritjen e synimit final: largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

NGA FJALA E BASHES PER MEDIAT

Z. Basha, eurodeputetët theksuan se nuk mund të thuash tani pas dy vitesh që zgjedhjet e  2017-ës ishin të parregullta. Pse nuk shtë bërë ky aksion më përpara? Në momentin kur ju keni konstatuar se ishin vjedhur votat?

Basha:  Ne kemi folur qartë që prej ditës së parë dhe ju i keni në arkivat tuaja se çfarë kemi thënë. Por thelbi është ky: Kenedi pat thënë dikur “mos pyesni se çfarëdo të bëjë vendi  juaj për ju, por çfarë do të bëni ju për vendin tuaj!”.

Unë dua që gjithsecili prej jush që është akoma në dilemë midis realitetit të mjerë, tuajin, të fqinjëve, familjarëve tuaj, fëmijëve shqiptarë dhe deklaratave pa lidhje me realitetin, t’i bëni të njëjtën pyetje çdokujt, çdo miku që i do të mirën Shqipërisë: a do ta pranonit për vendin tuaj këtë që i kërkoni shqiptarëve të pranojnë për veten e tyre?!

A do ta pranonit një kryeministër që vjen me krimin, qeveris për krimin, në vend që t’i shërbejë popullit?!

A do të pranonit vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me PPP korruptive, me tendera korruptivë të demaskuar dhe nga mediat ndërkombëtare?!

A do të pranonit bashkëqeverisjen në çdo nivel, me bandat që terrorizojnë qytetarët?!

A do të pranonit mjerimin ekonomik, varfërinë, mungesën e shpresës dhe emigracionin që kjo ka mbjellë?!

Sepse përgjigja e tyre do të ishte e thjeshtë dhe e qartë: askush nuk e pranon këtë për veten e tyre, nga Skandinavia, në vendet anëtare të BE në Mesdhe. Pse?! Sepse ata kanë zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë ndarjen dhe funksionimin e pushteteve dhe sepse kur qeveria kapet duke vjedhur, në Europë, ikën qeveria, hajdutët shkojnë në burg. Nuk ikën populli!

Ndaj përgjigja ime është dhe mbetet: Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popujt tuaj!

Partia Demokratike, unë, Lulzim Basha, dhe jam i bindur se çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet dhe vlerat evropiane në Shqipëri. Asgjë më pak nuk mjafton më për shqiptarët dhe asgjë më pak nuk meritojnë shqiptarët." theksoi kreu i opozitës sot/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco