Në Durrës po fshihet një krim i shëmtuar, drejtori i Portit ...

Në Durrës po fshihet një krim i shëmtuar, drejtori i Portit ...

14:28, 26/02/2019
A+ Aa A-

Një punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit ndodhet i shtruar në spital në rrezik për jetën. Ai është goditur me pistoletë, nga persona, që kolegë të tij e lidhin me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Portit Durrës, Agron Taren. Por, për ca më keq, ngjarja po mbahet e fshehur prej ditësh nga Policia.

Ish-kryeministri Sali Berisha që e ka publikuar denoncimin, shprehet se “po fshihet një krim i shëmtuar nga narkozyrtaret!” dhe fton qytetarët të lexojnë mesazhin e një punonjësi.”

Përshëndetje doktor.

Dje në mbrëmje ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku bandat e drejtorit të Portit të Durrësit, Agron(Genti)Tares, kanë rrahur dhe goditur me pistoletë një punonjës të Forcave të Sigurisë Portuale. Punonjësi ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Drejtori narkoman i Portit, i cili e ka kthyer zyrën në një qëndër të pirjes së kokainës sëbashku me bandat e tij dhe Policinë e Shtetit po tentojnë ta mbajnë të fshehur si ngjarje....... Ju lutem anonim

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco