Artikulli  në 'Freie Welt'/ Berisha: Armiqtë e votës së lirë Rama e Maduro e kanë fundin e njëjtë

Artikulli në 'Freie Welt'/ Berisha: Armiqtë e votës së lirë Rama e Maduro e kanë fundin e njëjtë

21:09, 22/02/2019
A+ Aa A-

Pas shkrimit të botuar në portalin gjerman “Freie Welt”, i cili po bën jehonë edhe në vendin tonë dhe ku flitet për fundin politik të kryeministrit Edi Rama, i cili mund të jetë i ngjashëm me atë të Maduros në Venezuelë, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Miq, Edvinin për median gjermane Die Freie Welt e pret fundi i Maduros. Kjo sepse sot qytetarët po protestojnë për votën e lirë në Venezuele kundër Maduros e në Tiranë kundër Edvinit, pra dy armiqve të votës së lirë”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Postimi i plotë i Berishës:

Media e mirenjohur gjermane Die FREIE WELT shkruan:

-Rama po shkon drejt fundit si Maduro

Miq, Edvinin per median gjermane Die Freie Welt e pret fundi i Maduros. Kjo sepse sot qytetaret po protestojne per voten e lire ne Venezuele kunder Maduros e ne Tirane kunder Edvinit, pra dy armiqve te votes se lire.

Lexoni me poshte shkrimin e Freie Welt. sb

 “Në Amerikën e Jugut, regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Maduro po mbahet në pushtet vetëm me dhunë. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit. Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij. Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sulmuan edhe selinë e Ramës. Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe granata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.

Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti. Megjithatë, ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE.

Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.

Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetar22/02/2019 23:00

Për ata që nuk e njohin gjermanisht, ju kujtoj se Frei Welt , do të thotë Bota e lirë. Bota e lirë është quajtur deri tani, vetëm SHBA ku nuk ka pasur asnjë qeveri diktatoriale komuniste apo fashiste.. Për fat të keq , siç lexova në një shkrim në Zërin e Amerikës, edhe në Botën e lirë, mesa duket ndikuar nga emigracioni nga vendet ish komuniste, ka filluar të fryjjnë erëra socialiste., kur para dy dekadash një politikan amerikan. e quante për ofendim ta quanin socialist.. Jam habitur kur lexova se nga pesë kandidatë demokratë për presidentë që kanë shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, katër prej tyre janë deklaruar socialistë Nuk besoj kursesi që populli amerikan që ka pasur alergji për sistemet diktatoriale socialiste e fashiste (të mos harojmë se në vendet ku sundonin diktaturat komuniste, shteti quhej Republikë socialiste) ,të zgjedhë një president socialist. Ndryshon puna në Europën perëndimore ku ka pasur e ka shtete të qeverisur me socialistë por që nuk kanë pasur sistem komunist e ssitemi ka qenë demokratik pluralist me njohjen e sistemit ekonomik kapitalist.

Shto koment

Denonco