VIDEO/ Basha: Jemi unanim, djegie mandatesh, zgjedhje të parakohshme

VIDEO/ Basha: Jemi unanim, djegie mandatesh, zgjedhje të parakohshme

12:57, 18/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat tha se do të digjen mandatet.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj për vendimin që grupi mori me votë unanime.

Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi: 

Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;

Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale;

Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;

Të eliminimit të Gjykatës Kushtetuese;

Të kapjes totale të sistemit të drejtësisë;

Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës; 

Duke shkaktuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, të emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social; 

Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;

Vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike autorizoi Kryetarin e Partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    PATRIOTI dt. 18 Shkurt 2019 18/02/2019 16:06

    Po SHKODRAN ja futiiiiiii që çke me të. Pa tjetër për mirë. haaaahaaahaaaa...

    Shkodran18/02/2019 14:22

    Ja fute Rames. Ke hyre ne histori,por do e marrim vesh me vone se per mire apo per keq,po qe ja fute Rames dhe emri do te lakohet me shume kjo eshte e paket por e sigurt...

    Shto koment

    Denonco