Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Njeri i Rusisë’, Sonila Meço reagon ndaj akuzave të Ngjelës

‘Njeri i Rusisë’, Sonila Meço reagon ndaj akuzave të Ngjelës

14:28, 13/02/2019
A+ Aa A-

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje me akuzat që janë bërë në drejtim të saj, si njeri i Rusisë.

Një shkrim të tillë, ka bërë avokati Spartak Ngjela, i cili akuzoi gazetaren Meço si njeri i Rusisë.

Meço shkruan në Facebook se intervista e Ramush Haradinajt ka shkaktuar shqetësime tek persona të ndryshëm në Shqipëri, pas akuzave të kryeministrit të Kosovës, se Rusia po paguan në Prishtinë dhe Tiranë.

Reagimi i plotë Sonila Meços:

Në një intervistë ekskluzive për Tempora, në Ora News, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bën deklarata të forta, ngre akuza të drejtpërdrejta si asnjëherë më parë mbi çështjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një moment kaq të rëndësishëm dhe delikat, kur nga kreu i qeverisë së një shteti të pavarur, njëherazi ish luftëtar i UÇK-së artikulohen ide dhe mesazhe të drejtpërdrejta në drejtim të komunitetit ndërkombëtar, politikës në Kosovë, asaj në Shqipëri, liderve të tyre, mediave dhe shqiptarëve, në kushte të një informacioni të paqartë dhe mungese absolute transparence nga aktorët, që kanë propozuar një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, që mund të prekë kufijtë mes tyre, më e rëndësishmja është të bëhen të gjitha pyetjet, të shtrohen të gjitha dilemat, të dëgjohemi e flasim duke guxuar të hapim të gjitha dyert e mbyllura përtej të cilave tentohet me shumë forma të vendoset fati i një vendi.

Për këtë, çdo pikpyetje, dyshim a dilemë që sot endet në mendjen e çdo shqiptari mbi fatet e Kosovës e Shqipërisë duhet të marrë përgjigje nga ata që janë në krye të tyre.

Ramush Haradinaj e bëri, foli hapur, pa asnjë drojë për Kosovën sipas tij, për qëndrimin e tij të prerë mbi të ardhmen dhe tërësinë territoriale të saj, për ndikimin e armiqve të Kosovës, për rusët që po ushtrojnë çdo lloj ndikimi deri në blerje politikanësh, analistësh e mediash për të imponuar një axhendë të tyren. Ky është misioni i medias, të guxojë të arrijë tek e vërteta, në kërkimin e pakompromis të saj, duke pyetur, marrë përgjigje.

Patjetër në kohë si këto ka nga ata, që shqetësohen nga përgjigjet e deklaratat e kryeministrit Haradinaj. Ka nga ata që do të donin të mos prekej asfare kjo çështje në mediat shqiptare, duke u shqetësuar nga pyetjet e gazetarëve.

Ndaj detyra primare e medias, asaj që nuk shantazhohet, nuk blihet e nuk ka asnjë axhendë veç interesit publik është t’i trazojë, të marrë qëndrime në vetën e parë, të bëjë protagonistët të flasin. Vetë media e politika sot duhet të shqetësohen nga akuzat e Haradinajt. Por mbi të gjitha, sot kemi një intervistë e deklarime me zë e figurë nga lideri i Kosovës mbi vendosmërinë e tij për të detyruar komunitetin ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Serbinë për njohjen e Kosovës. Nuk do të mund të përftojmë kurrë qëndrime në vetën e parë pa bërë të gjitha pyetjet.

Ky është misioni i gazetarit, kush tutet për ta bërë a kush trazohet fort prej tyre, arsyet duhet t’i gjejë tek qëllimet e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist13/02/2019 16:19

Sonila,intervista e fundit,eshte me e "dobta",nese duam te jemi dashamires.Por kjo interviste,ne princip,nuk dallon shume nga paraardheset,qe ke bere.Pse.Gazetari,vertete ka te drejte (jo detyre,sic e desheron dhe e permend,me siper) te pyese,por pyetjet duhet te jene konkrete .Ju flisni disa minuta rresht,per te formuluar pyetjen,sepse nuk mundeni ta kapni thelbin (sic e kerkon profesionalizmi i gazetarit),dhe perseri pyetja del shume e hallakatur..Nese merr nje pergjigje,pamvaresisht te pelqen apo te mjafton ty,nuk duhet ta perseritesh,te njenjten pyetje disa here,por me nuanca te ndryshme duke u perpjekur ta detyrosh te ftuarin,te thote ate qe desheron ti.JO-i ftuari do japer pergjigjen e tij,qe shpreh edhe mendimin e tij ( dhe gazetari,kete kerkon ,ne fakt).Kryeministri kosovar,shume korrekt me pergjigjet qe dha,por edhe me ju ,personalisht,disa here u detyrua ta perserise pergjigjen,e ti perseri insistoje ne tenden,deri sa Ai,gjeti nje metafore brilante,qe ti (megjithese ishe e qarte per pergjigjen e tij,vijoje te isistoje),duke e krahasuar Kosoven,me shtepine tende.Duke e njohur intiligjencen tende (une e vleresoj),ti perdore menyren me te pa pranueshme (edhe per ate intelegjence),te vijosh ne detyrimin qe i ftuari,te dilte atje ku ty te dhimbte dhembi.Haradinaj,perseri me durim (bile me tej se te derrit),te tregoi se ty te dhem dhembi,por kurinim (pergjigjen),kerkoja "dentistit" (atyre qe ne fakt i duhej adresuar pyetja juaj).Ndersa me drejtorin e Klan-Kosoves,vertetove,krejtesisht hapur,dyshimet e mesiperme,dhe cuditerisht,u "pajtove" cuditerisht me gati te gjitha pikat qe diskutuat (pra simbas :Diskursit: te Batonit,por qe kur se e ka perdor ai,keni filluar ta perdorni shume,megjithese nuk eshte shqipe,dhe gjuha jona ka fjale shume me te bukura edhe per kete rast,.Ky" muhabet"per shtate pale qejfe me Batonin (shqiptaret e njohin shume mire Batonin,bile edhe ju-jo me pak),duke konfirmuar njeri-tjetrin,pothuaj se ne te gjitha temat,qe biseduat ,e ben shume konkrete ,shpalljen e Ngjeles :Sonila Meco-misionare ruse,nderkohe qe Batonin ka kohe qe e ka deklaruar njeri i serbeve.

Shto koment

Denonco