Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ngjarja në Kavajë, Kryemadhi: Identifikimi i prindërve, vazhdim i përdhunimit

Ngjarja në Kavajë, Kryemadhi: Identifikimi i prindërve, vazhdim i përdhunimit

13:40, 09/02/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar të tmerrshme ngjarjen e rëndë të përdhunimit në Kavajë.

Kryetarja e LSI-së ka komentuar dhe identifikimin publik të prindërve të vajzës së përdhunuar nga pamjet e publikuara në ERTV gjatë vizitës së ministres Spiropali, për të cilët tha se identifikimi i tyre është vazhdim i përdhunimit.

‘Të gjithë kemi dëgjuar për rastin e vajzës në Kavajë, që është i tmerrshëm. Është e tmerrshme për vajzën, por është e tmerrshme dhe për djemtë që bënë veprën penale, sepse edhe ata fëmijë janë.

Pra nuk është problemi vetëm tek veprimi, është problemi tek sistemi që e lejon dhe e edukon një vepër të tillë. Është problemi tek mënyra dhe mentaliteti që është instaluar në mentalitetin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.

Sepse normal, që të përdhunosh nuk është vepër penale për Rilindjen, sepse përdhunuesit, të dënuarit për përdhunim dhe prostitucion i kemi sot Kryetarë Bashkish, deputetë, të cilët përfaqësojnë Rilindjen e Edi Ramës.

Dhe normalisht që kjo ju duket një gjë normale dhe vazhdon veprimi përdhunues akoma më shumë kur identifikohet fytyra dhe personi. Prandaj problemet që ka sot shoqëria shqiptare janë kaq shumë saqë nuk di ku ta fillosh e nuk di ku ta mbarosh.

Dhe kjo vjen si rezultat i instalimit të kësaj kaste kriminale që jo vetëm po i varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë, por po ju merr dhe atë moment të fundit që është shpresa’, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco