Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Vajzën time nuk guxon ta përmendësh. Mbylle ... ’/ Përplasjames Spiropalit dhe ...

‘Vajzën time nuk guxon ta përmendësh. Mbylle ... ’/ Përplasjames Spiropalit dhe ...

16:42, 08/02/2019
A+ Aa A-

Seanca e djeshme në Kuvend u shoqërua me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Një nga pikat që ndezi më shumë përplasje mes tyre ishte edhe debati mbi përdhunimin e vajzës minorene në Kavajë.

Një moment që ngjalli më shumë debat ishte përplasja mes ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputetes së LSI, Silva Caka, madje duke kaluar edhe në fyerje personale ndaj njëra-tjetrës

Ka qenë deputetja e LSI, ajo e cila e ka pyetur se si do të reagonte Spiroapli nëse ngjarja do t’i ndodhte vajzës së saj.

Spiropali në këtë moment ka reaguar ashpër, madje duke fyer rëndë deputeten.

“Ej, mos më bëj politikë me fëmijët. Vajzën time nuk guxon ta përmendësh këtu, llaxore. Mbylle moj gojën, më përmend vajzën ti mua këtu, qelbësirë”, iu drejtua ministrja deputetes.

Pas këtij momenti, deputetja ka kërkuar të drejtën e replikës, por nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka refuzuar t’ia japë.

“Më jep fjalën zonja Hysi, kam kërkuar fjalën, mos u bëni selektive. Elisë e dashur, nuk është se intimidohem shumë. E para nuk e ndjej veten për llaxore, dhe së dyti e vlerësoj shumë nga kush më vjen kritika. Një kritike e ardhur nga ti nuk më bën fare përshtypje”, është shprehur deputetja e LSI.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco