VIDEO/ Studentët përplasen me Veliajn: Boll me propagandë, vrave Ardit Gjoklajn

VIDEO/ Studentët përplasen me Veliajn: Boll me propagandë, vrave Ardit Gjoklajn

12:59, 30/01/2019

Studentët janë përplasur ditën e sotme me Erion Veliajn, gjatë një takimi të zhvilluar në Qytetin Studenti.

Gjatë paradites, Veliaj nisi një takim fasadë në godinat 26-27  në QS.

Pasi e nisi takimin në mënyrë se si di vetë, me lajka dhe buzëqeshje, studentët e pranishëm aty i kanë rrëzuar gjithë propagandën.

Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, Arbjona Çibuku dhe Evelina Dëma, u ngritën në këmbë dhe jo vetëm denoncuan gënjeshtrat e Veliajt për rregullimet e godinave, por edhe i kujtuan se është përgjegjësi kryesor për vrasjen e punëtorit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj.

Arditi kishte ëndërr të vazhdonte studimet universitare, por grykësia e Veliajt dhe pronarit të firmës së plehrave i morën jetën.

Të bezdisur nga e vërteta, shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë, tentuan t’u merrnin celularët dhe në fund i nxorën jashtë studentet nga godina e mjerueshme ku ato banojnë.

Jashtë keqbërësit nga mjediset universitare!

Drejtësi për Ardit Gjoklajn!

Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 30/01/2019 16:55

Bravo, kështu duhet pritur këtë zagar të sorosit

Shto koment

Denonco