Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Me urdhër të nipit të Kolekës, mbesa e Ballukut, emëron vajzën e Gegpriftit

Me urdhër të nipit të Kolekës, mbesa e Ballukut, emëron vajzën e Gegpriftit

11:45, 22/01/2019
A+ Aa A-

Byroja Politike e Enver Hoxhës ka rilindur së bashku me 'Rilindjen' e Edi Ramës, që në kohën që ky i fundit uzurpoi dhe tjetërsoi Partinë Socialiste, por më së shumti gjatë këtyre 5 viteve e gjysmë në pushtet.

Vetëm brenda ditës së sotme, tre pinjollë direkt të Byrosë Politike komuniste ndërvepruan, për të ri kapur një nga institucionet më të rëndësishme në vend të përfshirë në skandale të pa precedenta korruptive dhe penale.

Bëhet fjalë për Autoritetin Rrugor Shqiptarë. i cili deri sot drejtohej nga ushtari dhe bashkëpunëtori i Edi Ramë që në kohën që ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, Afrim Qendro.

Ky i fundit pasi u mbrojt dhe i rezistoi arrestimit në flagrancë pas skandalit me 'Lotin 1' Unazës së Madhe, ditën e sotme është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Rama, i cili njëkohësisht ka urdhëruar ministren e re të Energjitikës, Belinda Balluku, që në vend të tij të emërojë Sonila Gegprifti Qato.

Pra djali i  ish-anëtarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Kristaq Ramës dhe njëkohësisht nipi i ish-anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, urdhëron mbesën e ish-anëtarit të Byrosë Politike, Beqir Ballukut (Belinda Ballukun), që të emërojë në krye të ARSH-së, vajzën e ish-anëtarit tjetër të Byrosë Politike, Llambi Gegëprifti, Sonila Qaton.

Tani gjejeni kush është në pushtet; Partia Socialiste apo Byroja Politike e Enver Hoxhës?!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lino 24/01/2019 14:20

Tani gjejeni kush është në pushtet; Partia Socialiste apo Byroja Politike e Enver Hoxhës?! ikni mer bqsa na cate trapin , qim peka gjasme .....te gjithe bq jeni si te majte si te djathe

shqiptar24/01/2019 11:51

Për tu bërë më e plotë panorama e vazhdimësisë së PP, nuk duhet të harojmë se sot në mediat shqiptare, analistët e gazetarët më shumë të reklamuar e që i gjen në të gjitha studiot televizive, janë bij apo nipër të antarëve të Byrosë së KQ të PP apo antarë të KQ të PP. Veç Bushatit e Lubonjës, po i shohim përditë në ekranet e televizioneve shqiptare edhe Spartak Ngjelën e Fatos Klosin e deri birin e Mehmetit apo "nusen" e djalit të Enverit, pa llogaritur bij oficerësh të lartë të sigurimit që shiten si "demokratë pro europianistë"

Gramoz22/01/2019 15:34

Keni harru dhe ditziun e sul bushatit, sekretarit te pare te Shkodres, por edhe nipin e Loqes shenka ne arrest shtepie, legjendarin shokun Gramoz te Salarise alias 007 i enver dylberit, hetuesat krimnele te enver pederit shoket fatzi xhafa dhe spartak braho qe te ha mune me çanten e vet, dhe plot e plot minj gjirizi e qelbesira te qelbit komunist qe taksat e popullit i çojne prap te nje pjelle komunisti i rangut te large, te Vilma Nushi e bija e shokut Gogo Nushi.

Skrapari22/01/2019 13:41

Une cuditem me logjiken tuaj. Clidhje ka ketu jo nipi e mbesa e leshit apo ku di une. PS eshte vazhduese e denje e partise kriminale PKSH, PP keshtu qe nuk ka asnje cudi pse ne krye te shtetit vijne dhe shkojne pinjollet e ish byroisteve. Po vazhduam keshtu pra vetem me konstatime pa veprime konkrete per shkuljen nga themelet te PP me emer te ri asnje shans nuk ka Shqiperia per te ndertuar demokracine e vertete.

Pupupu22/01/2019 12:06

Fare e keqe, gjall ne bote se u vriska. VDEKJE KOMUNIZMIT, LIRI POPULLIT!

ktvut22/01/2019 12:03

Ku jane socialistet ketu ? se ngelen duke mbrojtur parimet e partise, apo ky ishte plani ? PS ka marr fund prej kti gomari

Shto koment

Denonco