Rama gënjen/ Amerikanët anulojnë tenderin e 'Thumanë - Kashar'

Rama gënjen/ Amerikanët anulojnë tenderin e 'Thumanë - Kashar'

13:56, 21/01/2019
A+ Aa A-

Pas skandalit të Unazës së re në Tiranë, qeveria është detyruar të anulojë projektin më të përfolur koncesionar, atë të rrugës Thumanë-Kashar. Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi në një dalje për mediat se qeveria ka vendosur të ndërpresë procedurat e Partneritetit Publik Privat me kompaninë Gener 2, që ishte shpallur fituese në koncesionin për ndërtimin e kësaj rruge.

Thumanë Kashar është koncesioni që ka shkaktuar më shumë debate brenda programit 1 miliardë euro për shkak të kostos rekord të parashikuar.

Ndonëse gjatësia e kësaj rruge ishte vetëm 20 kilometra, kostoja totale e saj me gjithë interesat që qeveria do t’i paguante kompanisë Gener 2 arrinte në 370 milionë euro. Pra 18.5 milionë euro për vetëm 1 kilometër rrugë, çka përbën një rekord jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në Europë.

Koncesioni për rrugën Thumanë-Kashar duket se u bllokua pas shpërthimit të skandalit në Unazën e Re në Tiranë, ku kompania DH Albania kishte falsifikuar dokumentat për të fituar tenderin me vlerë 18 milionë euro.

Në media u publikuan fakte se kjo kompani ishte e lidhur me Gener 2, çka së bashku me koston e lartë të konçesionit Thumanë-Kashar duket se e kanë trembur qeverinë të vazhdojë me firmosjen e kontratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco