Ja kush janë sekretarët e rinj të PD, dhe sa vota morën. Detaje

Ja kush janë sekretarët e rinj të PD, dhe sa vota morën. Detaje

17:08, 19/01/2019
A+ Aa A-

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për zgjedhjen e strukturave drejtuese të forcës më të madhe të opozitës shqiptare.

Jemin Gjana bëri publike rezltatet

REZULTATI I VOTIMIT NGA KËSHILLI KOMBËTAR PËR SEKRETARIATIN, PUBLIKUAR NGA KRYETARI I KOMISIONIT TË VOTIMIT JEMIN GJANA

U mbyll procesi i numërimit dhe i përllogaritjes së rezultatit të votimit për sekretariatin e partisë.

 Pra, për sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin e Çështjeve Ligjore, Sekretarin Organizativ, Sekretarin për Çështjet Zgjedhore dhe Sekretarin për Burimet Njerëzore. Në përfundim të numërimit rezulton se: Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, kanë marrë pjesë në votim 328 anëtarë.

Fletë votimi në kutinë e votimit për Sekretariatin, janë gjetur 328 fletë votimi

Sekretari i Përgjithshëm: Gazmend Bardhi 277 vota Dorian Teliti 44 vota Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata 284 vota Marinela Ziu 37 vota Të pavlefshme 7 vota

Sekretari Organizativ Sahit Dollapi 258 vota Lulzim Omuri 60 vota Të pavlefshme 10 vota

Sekretari për Çështjet Zgjedhore: Ivi Kaso 221 vota Dorian Gjomarkaj 100 vota Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Burimet Njerëzore: Ervin Minaroli 278 vota Minushe Lazaj 44 vota Të pavlefshme 6 vota

Bazuar në këtë rezultat, në mbështetje të nenit 50, 55 dhe 57 të statutit të Partisë Demokratike, fitues për secilin pozicion janë:

Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minaroli

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco