Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Studentët e Juridikut: Peticioni për mësim është bërë nga Fressh, të na bashkohen pedagogët

Studentët e Juridikut: Peticioni për mësim është bërë nga Fressh, të na bashkohen pedagogët

16:29, 17/01/2019
A+ Aa A-

Sot është bërë publik një lajm ku studentët e drejtësisë kanë nënshkruar një peticion ku kanë kërkuar mësim.

Por, kjo gjë sipas studentëve të cilët kanë që prej ditës së parë që janë në protestë dhe në ngujim nuk është e vërtetë, pasi pa plotësimin e tetët pikave nuk ka mësim.

Ky peticion është bërë nga antarët e Fressh të cilët në çdo moment janë munduar që të tentojnë të fusin përçarje, tek Fakulteti i Drejtsisë, por nuk ja kanë dalë dhe studentët janë më të bashkuar se kurrë.

Dhe në peticionin e nënshkruar nga ata, vihet re se janë vetëm 60 persona dhe nuk dallohet qartë asnjë emër apo të ketë një numër karte identiteti dhe kjo gjë e bën të pavlefshëm pasi aty ti mund të shkruash cilin do emër sa për të pasur numër.

Studentët e Juridikut janë shprehur për Syri.net që:

“Peticioni është i bërë nga Fressh, u bëjmë thirrje pedagogëve të na mbështesin dhe të bashkohen me ne”.

Peticioni i nënshkruar nga Fressh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco