Mediu: Nuk jemi Republikë bananesh as zëdhënës të qeverisë, duhet debat për ministrat

Mediu: Nuk jemi Republikë bananesh as zëdhënës të qeverisë, duhet debat për ministrat

17:16, 16/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka cilësuar të papranueshme mungesën e debatit për dekretimin dhe shkarkimin e ministrave.

Ai tha se vetëm një Republikë Bananesh ndodh kjo që kërkon të bëjë mazhoranca.

‘Më vjen keq që duartrokisni kryetarin e grupit tuaj parlamentar kur thotë se parlamenti bën vetëm llogje.

Lexoni me kujdes nenin 48 të rregullores së Kuvendit. Nuk ka asnjë nen që ndalon debatin, tashmë debati për qeverisjen është debat publik. Ju doni të ndaloni debatin për qeverinë, vetëm në një Republikë bananesh ndodh kjo. Ne jemi këtu si parlamentarë jo si mbështetës dhe zëdhënës të qeverisë’, u shpreh Mediu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco