Vasili: Qeveria private e familjare e Edi Ramës lakuriq përpara kushtetutës!!!

Vasili: Qeveria private e familjare e Edi Ramës lakuriq përpara kushtetutës!!!

16:48, 14/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për tu vetëshpallur Ministër i Jashtëm.

Me anë të një statusi në Facebook, Vasili shkruan se Rama e ka kthyer qeverinë në një institucion familjar. Sipas tij Rama si ministër i Jashtëm ka shfaqur lakuriqësinë e tij para Kushtetutës.

Ja çfarë shkruan Vasili:

Qeveria private e familjare e Edi Rames lakuriq perpara kushtetutës!!!

Edi Rama perfundimisht nuk nderton dot asgje tjeter perveçse nje qeveri private familjare si nje zgjatim interesash okulte financiare e politike.

Ministra te lindur ne kulisa tarafesh,interesash gjithfaresh dhe lidhjesh familjare e private ky eshte inkubatori i Edi Rames, qe pjell qeverite e tij si pulari e familjes.

Peng i interesave te erreta kunder te mires publike dhe kombetare,Rama dhe qeveria e tij si klonim i tyre jane vendosur ne konflikt te eger me Kushtetuten dhe ligjin.

Shkelja e kushtetutes dhe ligjit per Ramen nuk jane asgje per shkak te errjes se syve,qe shkaktojne pengmarrjet ne veri dhe lindje te Ballkanit.

Cfare eshte Edi Rama si minister i jashtem?

Eshte thjesht zgjatim i interesave te zymta dhe axhendave antikombetare, realizimin e te cilave ai s'mund t'ja besoje kerkujt tjeter vec vetes.

Edhe me koston per ta bere shume qesharake partine socialiste e cila eshte katandisur ose te zgjidhte nje kalaviç te telekomanduar nga Rama ose vete Ramen.

Per opoziten, Rama minister i jashtem eshte nje komoditet i jashtezakonshem, sepse demaskimi i axhendave te erreta do t'i behet ballas dhe ne sy vete autorit Rama,qe deri tani ka vepruar si struci duke fshehur koken e duke vene perpara si kamikax ministrat.

Kushtetuta dhe ligji jane nje pasqyre e pameshirshme e kesaj pularie me veze te helmuara per shqiptaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco