Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili denoncoi vendimin skandaloz të qeverise për të ulur nga 15 përqind në 8 tatimin mbi dividentin, madje edhe per vitet e mëparshme.
Ai tha se ky ligj i Ramës që binte ndesh me premtimet e veta elektorale: ”Kush fiton më shumë, paguan më shumë”.
Po ashtu Vasili denoncoi edhe procedurën antiligjore se si u kalua ai në parlament.
Vasili akuzoi rëndë se oligarkët u kanë dhënë peshqeshe qeveritarëve për miratimin e këtij ligji.
© SYRI.net