VIDEO/ Kryemadhi: Rama të tregojë analizën e drogës dhe kartelën mjekësore! Kryemadhi tregon krahun në Kuvend, për kryeministrin që drogohet

VIDEO/ Kryemadhi: Rama të tregojë analizën e drogës dhe kartelën mjekësore!

11:34, 21/12/2018
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka hedhur në Kuvend dy propozime të forta lidhur me Kryeministrin Edi Rama, krahas Vetingut si politikan. Kryemadhi tha: "Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij që drejton një Bankë dhe një "offshore", që s’dihet se paratë e kujt janë dhe paratë e kujt lëvizin?!

Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij?!

Si mund të pranojë Edi Rama vetting në politikë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve, nuk dihen se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione për pastrimin e parave të trafikut të drogës?!

Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë, kur e di shumë mirë që ai është personi i parë, apo mund të themi edhe gijotina e parë e SPAK-ut dhe e Byrosë së Hetimit?!

Në fakt unë do të dëshiroja që këtij Vetting-ut në politikë t’i shtonim edhe atë analizën e drogës, t’ja marrin njëherë atë analizën e gjakut, se e meriton ai dhe ta shikojmë. Sepse një kryeministër që drogohet është peng i spaçatorëve. Mirë dje na kishte ardhur me antiplumb, por problemi është që ai njeri është edhe peng i mallit që i shesin, se varet se çfarë malli i shesin.

Në Vetting ne duhet të shtojmë edhe kartelën shëndetësore, çfarë përfaqëson ky njeri, nga se vuan. Prej 20 vitesh i është fshehur kartela e tij mjekësore nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli. Nuk po merrem me burrin e Mirës, doktor Perlatin se ai e kuron nga azma dhe i them mos pi mall se të bën shumë keq për azmën dhe ia thotë kjo doktoresha këtu. Që të ketë mundësi dhe frymë që të përballet këtu, por nuk mund ta pranojë dot ai këtë gjë. Nuk mund ta pranojë këtë gjë, sepse ai kërkon që të gjithë shqiptarët t’i fusi në vorbullën e vet."/ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

arla21/12/2018 11:46

po moj ta beje ai, por dhe ti trego ndonje gje nga ato zullumet e tua...

Shto koment

Denonco