FOTO/ Rama tjetër tentativë për të marrë nën kontroll protestën

FOTO/ Rama tjetër tentativë për të marrë nën kontroll protestën

23:15, 12/12/2018
A+ Aa A-

Nuk reshtin tentativat e Edi Ramës për të marrë kontrollin e protestës.

Pasi u demaskuan neokomunistët e rinj të tij që kërkonin të merrnin kontrollin e protestës, Rama tentoi të përçajë studentët.

Pasi edhe këtë nuk e bëri dot, provoi që të niste një bashkëbisedim me studentët, por edhe ata u dekonspiruan, pasi të gjithë ishin freshista.

Sot ka vendosur që me anë të disa njerëzve të caktuar të krijojë një përfaqësi nëpër fakultete me qëllim që të kontrollojë protestën.

Por edhe kjo tentativë është denoncuar.

Ja mesazhi që ka ardhur në SYRI.net

Përshëndetje stafi i Syri.net!

Po mundohen të zgjedhin përfaqësues nëpër Fakultete, në mënyrë që ta kenë më të lehtë që ta kontrollojnë protestën.

Në grupet tona të shkollës në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës na ka ardhur një njoftim që po jua dërgoj me screenshot.

Të lutem anonim!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri13/12/2018 10:05

Po nirmal keshtu ja kane mbyllur gojen dhe prinderve tuaj o trapa. Madje edhe te punesuarit e brezit te ri qe behen kurban dita dites keshtu na e mbyllin gojen. Quhet shantazh politik, po ska gje ju vazhdoni duke "hequr" zinxhiret e politikes. Loqe ngelet gjithe jetes.

anon13/12/2018 00:27

Une jam studente e FDUT-se, dhe ky mesazh ka gjithe diten qe qarkullon neper facebook dhe ne whatsapp. Po kur erdhi ora 4 e mbasdites asnje nuk shkoi, mesa mora vesh une vetem 10 veta dhe ishin shpernda menjehere. Keto taktika nuk pijne uje. Ne e njohim njeri tjetrin dhe kuptohet shume mire kur nje kerkese e tille vjen nga deshira e paster per te diskutuar dhe kur eshte me tendence.

Shto koment

Denonco