DH Albania tender nga OST, Basha: Rama 30 mln euro vjedhje brenda 1 muaji

DH Albania tender nga OST, Basha: Rama 30 mln euro vjedhje brenda 1 muaji

21:39, 10/12/2018
A+ Aa A-

Pas publikimit nga SYRI.net të një dokumenti ku OST i jepte tenderin prej 11 milionë eurosh DH Albania, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit shkruan se Edi Rama bashkë me firmën kanë vjedhur 30 milionë euro brenda një muaji.

Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunwell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA.

Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psikik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie.

Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco