Loja e pistë me amnistinë/ Ish-ministri: Rama po luan me të dënuarit

Loja e pistë me amnistinë/ Ish-ministri: Rama po luan me të dënuarit

11:01, 02/12/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sot për nismën e bërë publike nga qeveria për amnistinë e të dënuarve.

Por Manjani shkruan se kjo është vetëm një lojë e Edi Ramës me të dënuarit dhe për të provokuar opozitën.

Sipas ish-ministrit Manjani, Ramës i duhen 84 vota për të miratuar amnistrinë, por ai nuk i ka

këto.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Loja e pisët me amnistinë

Qeveria ka përgatitur një amnisti për disa të dënuar. Por nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar.

Në këto kushte amnistia e propozuar nuk motivohet nga humanizmi, por thjesht nga loja politike.

Qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë bojkotin parlamentar. Të fshijë nga axhenda politike e saj kërkesat për dekriminalizim të politikës; garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe drejtësinë e çliruar nga qeveria.

Në rastin më të mirë për qeverinë, një përçarje e mundshme e opozitës do ishte rezultati më i preferuar. Pra një pjesë e deputetëve të paraqiten për të votuar amnistinë, në emër të humanizmit, është qëllimi i preferuar i qeverisë.

A do ndodhë kjo gjë?

Të shohim!

Por shenjat nuk më duken të mira...

Për një gjë jam i bindur: kush i jep oksigjen politik këtij modeli që sundon sot është anti-humanist e anti-demokraci !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qerimi02/12/2018 11:19

Manjan po rri trus bothen e prit qa po gutesh me fol e u bane hor duro tash ti kshtu e ashtu e ke hup hapin ,ti kurr smunesh me ardh aty ku je kan ,dhe do te shuhesh keshtu duke manipulue me mendime hipotetike.

Shto koment

Denonco