Vasili: Pavarësia në rrezik!!!

Vasili: Pavarësia në rrezik!!!

13:09, 29/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i Grupit parlamentar i Lëvizjes socialiste për Integrim, e ka cilësuar një rrezik serioz për Pavarësinë e vendit mënyrën se si po qeveris kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Vasili shkruan se në 29 nëntor të 1944 shqiptarët e mbrojtën me gjak kufijtë e Shqipërisë dhe Pavarësinë e vendit, ndërsa Edi Rama po ua shet pavarësinë interesave më të errëta financiare.

Ja postimi i Vasilit:

Pavaresia ne rrezik !!!

Ne 29 nentor pavaresia dhe kufijte u mbrojten me gjak.

Ndersa kryeministri sot ua shet perdite pavaresine interesave me te errta financare,qe shohin nga lindja,andej nga ku shqiptaret nuk e kane pare kurre te ardhmen e tyre.

Pavaresia eshte e rrezikuar sot si kurre me pare.

Shqiperia ne 29 nentor te 1944 i kishte pavaresine dhe kufijte te gdhendur ne shkemb fale idealisteve, qe i mbrojten, ndersa sot i kemi prej rere, qe po shkermoqet ore e cast nga interesat e zymta dhe parate e pista.

Duhen mbrojtur sot neser do te jete shume vone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco