Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Basha: Ja si do ta rimëkëmbim ekonominë e Shqipërisë

Basha: Ja si do ta rimëkëmbim ekonominë e Shqipërisë

21:47, 26/11/2018
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘A Show’ kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka folur për situatën politike në vend, si dhe për platformën qeverisëse të demokratëve.

Basha tha se situata aktuale është dramatike ku çdo ditë e më shumë shqiptarët po largohen nga vendi.

Ai tha se oligarkët e Ramës po marrin çdo pasuri të vendit dhe kjo e bën të pamundur jetesën në Shqipëri. Më tej Basha theksoi se PD ka gati platformën ekonomike që do të rimëkëmbë shqiptarët.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Të jesh pjesëtar i administratave të kaluara është më shumë një peshë që mbart me vete, plus një perceptim që kam përshtypjen…jeni ju i ndërgjegjshëm që është ndërtuar një percetim, që ekziston një perceptim që ju jeni i pafuqishëm dhe që jo domosdoshmërsht jeni lideri i duhur për ngjarje të mëdha? Ju e dini që ekziston ky perceptim?

Basha: Se cila është fuqia ime, duhet të pyesni disa kategori njerëzish. Fillojeni me ata kriminelë që nuk janë më në parlament. Disa prej tyre janë edhe në procese penale. 350 zyrtarë të lartë të shtetit me rekorde kriminale, që janë larguar për shkak të ligjit që unë dhe Partia Demokratike propozuam dhe e detyruam mazhorancën ta pranonte, falë mbështetjes popullore dhe mbështetjes ndërkmbëtare. Se cila është fuqia jonë, pyesni biznesin e vogël. Ishte insistimi ynë që taksa e biznesit të vogël u hoq, ndonëse tani i kanë vënë mbi qafë tvsh-në dhe arbitraritetin shtetëror, por edhe ato do t’i heqim. Pra, ne pavarëssht se nuk kemi pasur asnjë fuqi ligjore, dhe këtu ke plotësisht të drejtë, ne s’kemi asnjë fuqi ligjore, pra ne s’kemi asnjë mundësi të ndikojmë në ligjbërje, sepse parlamenti është kapur nga një shumicë që nuk ka ardhur nga vota, por ka ardhur nga shitblerja e votës, prapëseprapë, duke qenë në anën e duhur, në anën morale të çështjeve, ne i jemi imponuar kësaj mazhorance. Kemi 5 vite që i imponohemi; me luftën kundër kriminelëve në parlament, në pastrimin e politikës, në luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër padrejtësisë. Kjo është detyra e opozitës dhe mendoj se ne po e kryejmë këtë detyrë, përkundër vështirësive të paprecedenta në këto 28 vite.

Krasta: Më kanë thënë se ka një organizim të përgjithshëm në PD, një organizim që tenton të shkojë në mënyrë kapilare, apo të ndërtohet një parti e re, e cila do të konkurrojë për zgjedhjet e ardhshme. Ju personalisht, i konsideroni zgjedhjet e ardhshme një red-line, një vijë e kuqe e rëndësishme për performancën personale dhe për marrëdhënien tuaj me postin pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve?   

Basha: Nuk ka asgjë personale dhe kjo nuk është gara ime personale. Prej kohësh Partia Demokratike është e detyruar të jetë në një betejë misionare, jo në një betejë elektorale. Ne do donim shumë të konkurronim meplatforma, dhe t’u tregonim shqiptarëve se platforma jonë për ta nxjerrë arsimin nga kriza është më e mirë se ajo rrokopujë që kanë parë deri tani. Se ne kemi një zgjidhje për ta sjellë shëndetësinë në parametrat e rajonit, jo në parametra evropianë. Se ne kemi mundësitë t’i rindezim motorët e ekonomisë dhe të bëjmë të mundur një klimë biznesi ku sipërmarrja e vogël tëmos ndjehet e trysnuar, e terrorizuar ditë për ditë nga tatimorët,dhe të nisë të prodhojë. Dhe sipërmarrja që prodhon të rikthehet në Shqipëri, se ne kemi 5 vite pa një investim të huaj.

Po ne nuk kemi mundësi t’i shpalosim këto platforma, as të bëjmë debatin e munguar politik. Ne s’kemi kundërshtarin e denjë politik sepse gjithë koha jonë konsumohet nga trauma që i është shkaktuar këtij shteti, dhe përmes shtetit të kapur këtij populli, nga kriminelët në politikëdhe nga kapja e ekonomisë nga oligarkët. Prandaj them se ne jemi në një betejë misionare. Pa fituar këtë betejë misionare, për të rikthyer demokracinë, ndarjen e pushteteve, që jo i gjithë pushteti të jetë në dorë të një njeriu, themelet që nga Magna Carta e deri tek Montesquieu, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Për sa kohë që ne kemi de facto një autokrat që kontrollon ekzekutivin, parlamentin, drejtësinë,median, ekonominë, nuk mund të bëhet fjalë për një debat normal politik, prandaj edhe beteja jonë nuk është një betejë normale politike. Është një betejë misionare, e ngjashme me betejën që zhvilluam para 3 dekadave, para 30 vitesh, por në një realitet të ri shumë më kërcënues për të ardhmen e shqiptarëve. Dhe kjo është arsyeja, pse njësoj si para 3 dekadash, shikojmë një valë emigratore të shqiptarëve që largohen nga vendi. Prandaj detyra jonë është misionare, të rikthejmë besimin se ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet.

Krasta: Misionare. Është Partia Demokratike e dobët?

Basha: Pse e thoni këtë?

Krasta: A është e fortë? A mund të përballet ajo me një mission të jashtëzakonshëm tanimë, si 30 vjet përpara? Pra, energjia, atmosfera, kontrolli, situata e 30 viteve më parë…edhe vetëdija njerëzore ka qenë ndryshe. Tani jemi në një situatë krejtësisht tjetër.

Basha: E para, të kthejmë ndjeshmërinë e shqiptarëve për fatin e tyre. Më duket se shqiptarët janë bërë të pandjeshëm për fatin e tyre. Dhe jo vetëm në Shqipëri. Edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni. Kudo në hapësirën shqiptare. Pra detyra e parë është të rikthejmë ndjeshmërinë e shqiptarëve për fatin e tyre, të tregojmë që fati i tyre nuk është si shiu që bie nga qielli, por bëhet nga ata vetë. Dhe kjo fillon me 3 prioritetet tona kryesore: pastrimin e institucioneve nga krimi, dekriminalizimin e zgjedhjevedhe çlirimin e ekonomisë nga 10 oligarkë që kontrollojnë gjithë fondet dhe pasuritë e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco