Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Negociator i ndarjes së Kosovës, Rama më në fund e pranon rolin e tij

Negociator i ndarjes së Kosovës, Rama më në fund e pranon rolin e tij

12:23, 26/11/2018
A+ Aa A-

Edi Rama ndodhet sot në Pejë, ku bashkë me Ramush Haradinajn kanë zhvilluar një mbledhje të dy qeverive, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

E siç ndodh rëndom në këto mbledhje, Edi Rama bëri sikur ishte patrioti më i madh shqiptar.

Pasi përfundoi kjo mbledhje, Rama e Haradinaj kanë mbajtur një konferencë për media.

E nuk kishte si të mos mungonte një pyetje për projektin e ndarjes së Kosovës, të sponsorizuar fort nga Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.

E këtu Edi Rama e ka nxjerrë kokën si negociator i kësaj marrëveshje që përçan dhe shet pjesën më të mirë të Kosovës.

Ai i ka dalë në krah Thaçit për projektin e shitjes së Mitrovicës, duke sulmuar të gjithë kundërshtarët.

Ja çfarë tha Edi Rama sot në Pejë:

Të shohim të ardhmen në mënyrë të qartë. Sot duhet të ndajmë shapin nga sheqeri. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm:

Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë. Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit.

Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco