Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Armiku i protestës, si i ka luftuar për 5 vjet Edi Rama levizjet kundër tij, arrestime....

Armiku i protestës, si i ka luftuar për 5 vjet Edi Rama levizjet kundër tij, arrestime....

09:37, 26/11/2018
A+ Aa A-

Nese bëjmë nje hsiotri te shkurter të reagimit të Edi Ramës kundër ptotestuesve  del se ai është një armik i paparë i çdo levizje qytetare dhe demokratike.

Ja një histori e shkurtër e publikuar nga Exit. al, në të cilën tregohen data dhe numri madh i arrestimeve të atyre që kundërshtojnë regjimin e tij gjatë dy viteve të fundit.

24 nëntor 2018 — Prokuroria kërkoi arrest me burg për gjashtë qytetarë dhe detyrim paraqitje për pesë qytetarë të tjerë të përfshirë në protestën në mbrojtje të pronës së tyre para Kuvendit. Pritet vendimi i gjykatës.

17 nëntor 2018 — Policia arrestoi 11 banorë të zonës së Astirit, të cilët po protestonin kundër vendimit të qeverisë për prerjen e energjisë elektrike të shtëpive që qeveria ka vendosur të shëmbë, duke lënë në errësirë dhe të ftohtë qindra familje.

13 nëntor 2018 — Në orët e pasdites, policia arrestoi katër banorë të zonës së Astirit për “tubim të paligjshëm” përpara Bashkisë Tiranë. Qytetarët u mbajtën në rajon deri pas mesnate dhe më pas u liruan.

4 tetor 2018 — Artistët Robert Budina dhe Kastriot Çipi u shoqëruan në polici, sepse protestuan kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar përpara Pallatit të Kongreseve gjatë kohës që Komisioneri Johannes Hahn po zhvillonte disa takime politike.

Më 1 prill 2018 — Qeveria arrestoi natën, 23 qytetarë kuksianë të cilët kishin protestuar gjatë ditës kundër vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit. Të arrestuarit u shoqëruan në Tiranë dhe u morën në pyetje nga policia pa praninë e një avokati. Të paktën 11 prej tyre mbeten në burg për javë të tëra. Ndeërkohë, Florjan Onuzi, njëri prej protestuesve të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit pësoi infarkt kardiak gjatë qëndrimit në qeli.

2 prill 2018 — Policia arrestoi profesorja amerikane Lori Amy dhe një koleg të saj shqiptar sepse ato ngritën zeërin kundër bllokimit të rrugës nga policia pa paralajmeërim. Lori Amy dhe kolegu i saj u mbajtën në paraburgim për 7 orë, pa pasur mundësi të flisnin me avokat apo përkthyes.

23 janar 2018 — Policia e Fierit ka arrestuar katër banorë të Verrisë që protestuan dje kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e mbetjeve pranë shtëpive të tyre.

18 tetor 2017 — Gjykata e Tiranës dënoi katër qytetarë që protestuan më 22 shkurt 2016 kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit. Mimoza Boçari, Ardit Mekshiqi, Orges Zani dhe Altin Kuko u dënuan me disa muaj burg për akuzën e kundërshtimit të punonjësit të rendit publik të policisë. Qytetarët protestuan kundër betonizimit të parkut të liqenit nga Kryebashkiaku Veliaj, në mënyrë të paligjshme dhe në dhunim të disa ligjeve dhe Konventës Aarhus.

15 shtator 2017 — Policia dhunoi  15 qytetarë, mes të cilëve dhe një fëmijë 12 vjeçar, të cilët poprotestonin  kundër prishjes së shtëpive në zonën e Shkozës në kryeqytet për shkak të zgjerimit të rrugës në kuadër të një projekti të qeverisë. Qeveria shembi 153 banesa, dhe nxorri ne rrugë 400 familje, pa i kompesuar apo strehuar.

1 korrik 2017 — Policia dhunoi dhe arrestoi katër qytetarë, të cilët po protestonin kundër betonizimit të lulishtes tek Parku i Autobuzave.

28 korrik 2017 — Prokuroria nisi procedim penal ndaj tre organizatorëve të protestës kundër rritjes seë çmimit të ujit në Tiranë, para bashkisë së Tiranës. Nën hetim u vu dhe një grua shtatzënë. Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhej se protestuesit kanë nxitur turmën për veprime të dhunshme, por ajo që u pa, ishte një protestë krejt paqësore e qytetarëve të cilët kundërshtuan rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe nuk u dëgjua asnjë thirrje për dhunë.

19 mars 2017 — Gjykata Penale e Tiranës, gjyqtari Arben Micko dënoi tetë studentët e akuzuar dhe gjykuar penalisht nga Prokuroria për goditjen me vezë të Kryeministit Rama. Prokuroria përdori si provë materiale lëvozhgat e vezëve në makinën e kryeminsitri.

6 janar 2017 — Aktivistja e Lëvizjes për Universitetin, Mirela Ruko është thirrur sot në Prokurori, për të dhënë dëshminë e saj, për salcën mbi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Mirela Ruko tregon se nuk është nën hetim, por u pyet si një person që ka dijeni për ngjarjen. Prokuroria e akuzoi për “goditje për shkak të detyrës”, që dënohet me 3 vjet dhe “prishje e qetësisë publike”, që dënohet me 2 vjet heqje lirie.

23 shtator 2016 — Prokuroia arrestoi Klodian Leka dhe Bislim Lakna, dy studentë të cilët shkruan emrin e kryeministrit Rama në një kosh plehrash në shenjë proteste kundër miratimit të ligjit të importimit të plehrave.

14 maj 2016 —Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të paktën 20 qytetarë aktivistë që prej javësh po protestojnë kundër ndërtimit të paligjshëm të këndit të lojrave në Parkun e Liqenit.

/Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco