Basha: Asgjë personale me kritikët e mi. Dera e PD-së  është e hapur, jam në kontakt të vazhdueshëm

Basha: Asgjë personale me kritikët e mi. Dera e PD-së është e hapur, jam në kontakt të vazhdueshëm

00:44, 16/11/2018
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka qenë i ftuar në Real Story mbrëmë.Ai ka folur edhe për figurt e njohura që ka pasur PD-ja por që u larguan kur ai mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Pyetjes per qarkullimin e elitave, largimin e Topallit Patozit, Bodes, Rulit, Basha iu pergjigj:

 Njerëz të cilët kanë kontribute të shquara në këto 8 vite, njerëz të cilët një pjesë prej tyre mund të kenë patur mosmarrëveshjet publike apo jopublike me mua, para apo pas zgjedhjes time si kryetar i Partisë Demokratike, por ju garantoj se me to s’ka patur dhe nuk ka asgjë personale. Përkundrazi, kontaktet duhen, dhe unë si kryetar i Partisë Demokratike jam në kontakt të vazhdueshëm me disa prej tyre.

Ata janë në struktura dhe vazhdojnë të japun kontributin e tyre. Japin këshilla, kanë këndvështrimet e tyre kritike, disa prej tyre edhe në mënyrë publike, siç është zoti Mustafaj, disa prej tyre preferojnë t’i bëjnë në mënyra të tjera, natyrisht siçjanë edhe zoti Bode, edhe zoti Ruli, edhe të tjerë...dhe rruga nuk i është prerë dhe nuk i është mbyllur askujt.

Secili vendos të pozicionohet vetë, ata që e kanë për qëllim të kontribuojnë në aktivitetin politik, në platformën politike, në ecurinë e Partisë Demokratike, e kanë rrugën e hapur, dhe instrumentet më transparente dhe më demokratike se kurrë më parë në ekzistencën e kësaj force politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco