Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kush e ka radhën pas Shullazit? Kasmi zbulon emrat në SYRI.net

Kush e ka radhën pas Shullazit? Kasmi zbulon emrat në SYRI.net

18:32, 14/11/2018
A+ Aa A-

Pasi përshëndeti dënimin e Emiljano Shullazit, sot Ambasada e SHBA në Tiranë ka pyetur qeverinë se kush e ka radhën?

‘Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ‘Kush e ka radhën’?, thuhej në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Duke komentuar këtë deklaratë, kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi ka zbuluar disa prej emrave që mund të arrestohen.

Kasmi përballë gazetarit Alen Xhelili është shprehur se mund të jetë Saimir Tahiri.

‘Ambasada Amerikane ka mbajtur një qëndrim të qartë për çështjen Shullazi.

Por edhe për çështjen Tahiri ata janë shprehur se, ai u lirua pas presioneve dhe parave.

Mund të jetë Balili apo Tahiri.

Pse Tahiri? Sepse Tahiri vazhdon të jetë në një proces gjyqësor’, është shprehur Bledi Kasmi në SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco