Dorëhiqet Zv/Ministri i Arsimit, u akuzua për plagjiaturë

Dorëhiqet Zv/Ministri i Arsimit, u akuzua për plagjiaturë

15:27, 19/10/2018
A+ Aa A-

Pas akuzave për plagjiaturë (kopjim), zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo ka paraqitur sot dorëheqjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Demo përmes një statusi në ‘Facebook’.

Demo tha se; “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”.

Do mbetem veprimtar i Partise Socialiste, deklaron Demo.

Ja reagimi i Ervin Demos

Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime.

Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste.

Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim…..

Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e “Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë” (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.

Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore. Proçese të tilla transparente, rigoroze dhe të drejta, janë rruga e vetme për të krijuar një qasje të re në sistem për arsimin që aspirojmë dhe kontribuar në kulturën e duhur organizative në promovimin e stafeve akadamike dhe kërkuesve të rinj.

Do të jetë tejet e vështirë, po pikërisht për këtë arsye jam sot më i bindur se kurrë që vetëm nën drejtimin aktual, të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste që reformat jetike për vendin, do të vijojnë të ecin me vendosmëri në drejtimin e duhur.

Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm.

Shumë faleminderit dhe mirënjohje e respekt të gjithë kolegëve të kabinetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artan19/10/2018 20:32

Si dridhet gjuha.Po ky person ishte anti rformes ne arsim deri dje.Kunder financimeve te universiteteve private. Sot i bene elozhe shef Rames.

Idi19/10/2018 17:57

Kur vidhni edhe temat e diplomes imagjino cfare punonjesi shteti. Po nuk keni ku ti ngjani pervec partise bandite PS

Miu te kiu19/10/2018 17:17

Tani qe le arsimin per partine tani je vetvetja.

ZZK19/10/2018 16:59

Me balte se i ke hedhur ti vehtes me mashtrimin e dezertacionit te kopjuar, nuk ka plitike qe te hedh ty balten, andaj bere mire, e ne kohen qe premto beje nje mbrojtje tjete per aqe sa ke dijenite e tua, e mos fut ndjejen e kopjimit ne shkolee se eshte ;;; shfaqie e huaj,,,Shyqyr qe shpetove, e spo merret partia e jote me tya, mbasi ka probleme me te medha . Here tjeter pak me i sinqerte o kuader qe nuk prano gabimin, por kopjimin.

Malo19/10/2018 16:43

Ti je kokrra e legenit! Hajdut e kopjac eshte pak per ty! Ti shite universitetin, ti shite publiken, ti perdhose historine e UT. Te zuri zullumi. Mallkuar qofsh!

Skrapari19/10/2018 16:41

Po cjane keto monstra mor aman. Gjuha e tij e ndyre si e shefit te tij. Vec mut nxjerin nga goja. Le pastaj nje servilizem i pashoq ndaj shefit. Mezi po presim qe kjo race e keqe te zhduket sa me pare nga faqja e dheut.

Lalieri19/10/2018 16:37

Me balte se ty nuk ka njohur ai institucion, pervec ministres aktuale! Keq me vjen per Lunden tate! E le vetem, mor amon!

Ervin19/10/2018 16:27

Po titulli Profesor i Asociuar i fituar padrejtesisht me plagjiature a do i revokohet?

Ervin19/10/2018 16:25

Kjo qenka "Baltosja" sipas rilindjes, te thuash te verteten.

gramoz19/10/2018 15:36

Sa shume e paske zgjat mor shoku zv minister, nuk ndodhi ndonje hata fundja partia jote ta futi. Ti nuk do ti beje 10vjet burg per partine? Te fala edverit!

Londra!19/10/2018 15:35

Hajde tung Demo! Me pak shkolle kryeminstri akoma dhe me pak ti! Tekstin e doreheqjes vete e ke shkruar apo e ke kopjuar kund dhe kete!

Shto koment

Denonco