Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Bashkëqeverisje me Ramën do të thotë ‘puthje me vdekjen’

Berisha: Bashkëqeverisje me Ramën do të thotë ‘puthje me vdekjen’

20:46, 18/10/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar gjendje në vend mjaft të rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë fort. Sipas tij edhe opozita është duke punuar për të përgatitur gjendjen e shpërthimit.

Sipas tij vetëm largimi i Edi Ramës është shpëtimi i këtij vendi.

I pyetur nga gazetarja rreth një bashkëqeverisjeje, Berisha tha se kjo përkthehet puthje me vdekje.

‘Opozita do të jetë në bindjen time në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore, e cila siç e gjykoj unë është rruga e vetme për të bërë një zgjidhje edhe e dhimbshme por jetike për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Sot nga çdo anë vijnë vetëm sinjale dhe deklarata secila më negative sesa tjetra. Këto janë një thirrje për shqiptarët.. ne do të bënim vetëvrasje si popull nëse heqim dorë nga BE.

Asnjë komb nuk ka vuajtur më shumë për të ruajtur vokacionin perëndimor sesa populli shqiptar. Unë mendoj se opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje ose të themi për afrimin e asaj që quhet pika e vlimit ose e shpërthimit në sociologji. Opozita duhet të punojë dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo ditë për këtë.

Nëse ne si shqiptarë nuk vendosim të investojmë sado pak nga koha jonë për të ardhmen, për projektin Evropian, që është integrimi, në do përfundojmë në honet e historisë me këto ritme që po ecim. Ne do të përfundojmë duke u larguar nga Shqipëria. Vetëm sot kanë aplikuar për tu larguar 20 mijë diplomantë.

Nëse ne arrijmë në këtë rrjedhje masive truri dhe energjish ne nuk bëhemi. Shqipëria ëhstë një nga vendet me potencialet më të mëdha. Çdo qeverisje me mazhorancën do të ishte një puthje me vdekjen.

Nuk mund të ketë një bashkëqeverisje me mazhorancën’, theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco