Basha: Rama sot ndezi të gjithë motorët e shpifjes për të mbrojtur pushtetin

Basha: Rama sot ndezi të gjithë motorët e shpifjes për të mbrojtur pushtetin

16:22, 25/09/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur akuazve të bëra sot në drejtim të tij nga mazhoranca. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Rama, tashmë po përdor të gjithë shërbëtorët dhe mercenarët e tij për të shpifur dhe baltosur ndaj opozitës.

Më tej Basha shkruan se sot ai është pranë njerëzve të thjeshtë ndërsa Rama në krah të kriminelëve.

Ja çfarë shkruan Basha:

Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco