VIDEO/ Noka: Komplot shtetëror për të mbyllur çështjen e Agron Xhafajt

VIDEO/ Noka: Komplot shtetëror për të mbyllur çështjen e Agron Xhafajt

14:44, 25/09/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Flamur Noka ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se po përpiqet që të mbylli çështjen e vëllait të tij.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Noka thotë se Rama dhe Xhafaj po bllokojnë punën e drejtësisë.  

Ai kërkoi nga Prokuroria që të fillojë hetimin për kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj.

'Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama  janë drejtpërdrejt të përfshirë në një komplot shtetëror për të mbyllur me metoda mafioze skandalin e të vëllait trafikant droge të ministrit të Brendshëm.

Njëlloj si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait është i sajuar dhe për këtë ai disponon prova', tha deputeti deomkrat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco