Zbulohet mashtrimi i madh për 'çështjen Shullazi', prokurorët e çështjes nuk ishin tërhequr

Zbulohet mashtrimi i madh për 'çështjen Shullazi', prokurorët e çështjes nuk ishin tërhequr

15:53, 21/09/2018
A+ Aa A-

Prej disa kohësh opinioni publik është përpunuar në mënyrë të sofistikuar, për arsyet e bllokimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të “çështjes Shullazi”. Edhe pse Prokuroria e përgjithshme, ajo e Krimeve të Rënda dhe krerët e tyre, shoqet Arta Marku dhe Donika Prela nuk janë deklaruar publikisht për këtë çështje, mediat kanë bombarduar me lajme të shpërndara prej tyre, sipas të cilave të gjithë prokurorët që do të paraqisnin pretencën në gjyqin për Shullazit, nuk pranojnë të kryejnë detyrë. Kjo situatë pastaj u bë ditën e djeshme “zyrtare” nga Marku, e cila simuloi një mbledhje të beftë për të hedhur një short të ri, duke shkelur gjithë rregulloret dhe ligjet e prokurorisë.

Në fakt e vërteta rezulton, krejtësisht tjetër. Ajo zbulohet nga letra publike që dhjetëshja e prokurorëve të Krimeve të Rënda, i ka dërguar sot ambasadave të BE dhe SHBA. Dy nga prokurorët më të rëndësishëm të “çështjes Shullazi” vazhdonin të ishin përfaqësues të saj, deri në momentin që ndërhyri ,Arta Marku, me simulimin e skenave që tashmë i di i gjithë opinioni publik.

Kurse ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj, i cili është marrë që në fillesa me këtë hetim, me anë të një shkrese të 3 ditëve më parë (18 Shtator) i ka shprehur Arta Markut vullnetin e plotë për të vazjhduar në trupën e pretencës ndaj Shullazit, në gjyqin që do të zhvillohet brenda këtij muaji.

Pra nuk ka pasur asnjë ngërç emrash te Krimet e Rënda për “çështjen Shullazi”. Çdo ditë e më shumë, po zbulohet misteri i gjithë asaj që po ndodh. Duket se më një gurë janë vrarë, dy zogj. “Çështja Shullazi” është futur në kolaps të plotë, kurse prokurorët që po hetojnë Tahirin janë “internuar”.

“Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr.26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë eprokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente”, zbulohet e vërteta në letrën publike të 10 prokurove të ndëshkuar nga Arta Marku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp21/09/2018 16:42

Te flase Shullazi dhe shoket e tij,eshte si te hapet gjyqi ndaj politikaneve te korruptuar , mafijes te ulur kembekryq ne strukrtura te caktuara ne institucione publike e deri lart.Ndaj fati i Shullazit me shoke eshte i percaktuar. Ata ose bijen bashke me "profesorat", ose shpetojne bashke.Me proçedure a si tjeter,Modalitetet le ti zgjidh K/PPP, Rilindja dhe nderkombetaret e perfshire.

beni21/09/2018 16:19

Dua te di! Kjo Prokurorja e ( parakoheshme) a do te mbaje pergjegjesi ligjore jo te rend por shume te rend per gjithe kete katraur qe I ka shkaktuar ketij institucioni dhe mbar sigurise tone si qytetar?

Shto koment

Denonco