Lidhjet e dyshimta Dvorani-Delijorgji/ Si e fitoi vendin në gjykatën e lartë dhe Majko ...

Lidhjet e dyshimta Dvorani-Delijorgji/ Si e fitoi vendin në gjykatën e lartë dhe Majko ...

10:01, 09/09/2018
A+ Aa A-

Pas debateve për Reformën në Drejtësi dhe vettingun që është kthyer në një gjyq publik duke bërë përzgjedhjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që i kanë shërbyer Ramës dhe miqve të tij në parti, por jo vetëm, duket se do te këtë histori pa fund për tu treguar dhe lajme për tu publikuar.

Edhe një herë pas akuzave të lëshuara nga opozita për dy standarde në komisionet e Vettingut pas kualifikimit të Ardian Dvoranit del në dritë një çështje tjetër e cila mund te këtë ndihmuar atë të kalojë siten e vetingut.

Ju kujtohet komisioni hetimor për demontimin e tankeve në 2003 nga Majko.

Hetimi nxori abuzime dhe një kontratë Majko-Deliorgji prej 6 milionë dollarësh.

Kontrata quhej ‘Elbo-barter’.

Dyshohet se Deliorgji nuk e respektoi gjobën dhe e futën në burg në 2004.

Në 2006 gjyqtari që e shpëtoi ishte Dvorani dhe si shpërblim i kërkoi të fuste vëllanë në punë tek Deliorgji. (Konflikt i pastër interesi) Por në 2008 vëllai vdiq gjatë aksidentit në Gërdec si nëpunës i Deliorgjit i futur si shpërblim për gjyqin në Gjykatë të Lartë.

Pak ditë më parë deputeti i opozitës Genti Strazimiri ka lëshuar akuza të forta që e implikojnë këtë përfaqësues të dritësisë.

‘Ardian Dvorani, gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, - tha Strazimiri, - i konfirmuar në detyrë nga organet e vettingut, është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra’.

Partia Demokratike pyeti nëse organet e vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge.

‘Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?

A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në radhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilajt’, u shpreh deputeti i opozitës.

Këto dhe fakte të tjera, të bëra publike nga Partia Demokratike për mos justifikimin e 100 milionë lekëve pasuri; Blerjen e 3 shtëpive në konflikt interesi

Moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit; Dënimin e shkodranëve në dhjetor ‘90 për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës si prokuror i çështjes; provojnë qartë se për shërbëtorin e Edi Ramës, Ardian Dvorani, organet e vettingut kanë realizuar një proces farsë. 

Edhe deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, deklaroi pak ditë më parë se: ‘Konfirmimi në detyrë nga organet e Vetingut i Ardian Dvoranit, shërbëtori politik të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë nuk ishte thjesht një lajm i keq për reformën, duke i vënë  procesit vulën e një procesi politik.

Ardian Dvorani është simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruara apo me tre shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco