Vrasja në Lazarat, Manjani zbulon skandalin më të madh të drejtësisë dhe politikës

Vrasja në Lazarat, Manjani zbulon skandalin më të madh të drejtësisë dhe politikës

14:21, 08/09/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani zbulon super skandalin me Gjykatën e Krimeve të Rënda – Kriminalizimi i njerëzve pa prova!
Në një shenim në rrjetet sociale ai ka bërë një analizë të detajuar të dënimit që u është bërë disa te rinjve për një vrasje në Lazarat të një ish oficeri policie të forcave speciale.

Nga Ylli Manjani

Kriminalizimi i njerëzve pa prova!
————-
Jam skandalizuar nga historia që një zonjë nga Lazarati më rrefeu një ditë gushti.

Fare rastësisht, në plazh, mu shfaq para syve një grua dhe me lot në sy më rrëfeu gjerë e gjatë historinë se si ja kishin arrestuar dy djemtë e saj adoleshentë dhe ja kishin dënuar, për një vrasje që nuk provohet ta kenë bërë.

Njëri nga djemtë është dënuar me burgim të përjetshëm.

Është fjala për vrasjen e efektivit të policisë në Lazarat, përgjatë operacionit anti-kanabis. Një operacion që mbaroi me pastrimin e Lazaratit (jo të Shqipërisë), ku humbi jetën dhe polici (njeri e profesionist shum i mirë).

Ngjarja është shumë e rëndë dhe opinioni publik beson menjëherë atë që servir policia. As mediat nuk pranojnë ta referojnë anën tjetër të historisë njerëzore.

Askush nuk fillon të arsyetojë, si ka mundësi që një 18 vjeçar qënka një “vrasës” me nishan të përpiktë.

Si ka mundësi që një adoleshent përfundon i dënuar përjetë në burg?

Megjithë dëshirën që kisha për t’a ndarë me ju këtë ngjarje, profesionalisht nuk mund ta bëja pa marrë një informacion nga çështja zyrtare.

Zyrtarisht Prokuroria dhe Gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda nuk kanë arritë të provojnë që ndonjë nga moria e plumbave të shtëna nga grupi i të rinjve Lazaratas, të kenë goditur jo policin e ndjerë, por as furgonin ku Ai gjendej!!!

Paska patur akt ekspertimi për këtë gjë dhe furgoni nuk ka patur shenja plumbash!!!

Nuk provohet në asnjë akt ekspertimi që plumbi që i mori jetën policit, të jetë shtënë nga armët e atyre djemve të inatosur me policinë, gjithsesi!!!

Pra pyetja se kush e vrau Policin e ndjerë mbetet ende pa përgjigje nga drejtësia!!!

Ajo çështje që drejtësia po e gjykon në atë mënyrë është krim në vetvete! Sepse kriminalizon pa prova të rinj, të cilët mund të dënohen për rezistencë ndaj policisë apo edhe për ndonjë akuzë tjetër, por jo pë vrasjen e policit.

Uroj vërtetë që Apeli ta analizojë me kujdes këtë inskenim të shëmtuar të policisë.

Drejtësia bëhet me prova e jo me llafe as me inskenime populiste…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Koli09/09/2018 21:47

    Kush eshte ai vrases qe pranon se e ka bere ai krimin.aman

    Daj Jaku09/09/2018 11:52

    Niku i rilindjes ka të drejtë, ministrin jurist duhet ta dënojmë jo vetëm me "vulën e turpit" që Niku propozon, por edhe me 8 vite burg për agjitacion propagandë kundër partisë dhe pushtetit që po "rilind" atdheun e komunistëve për komunistët. Niku , një natë, në errësirrën e natës 45 vjeçare, dikush më dha një mësim të vyer: "Të thuhet e vërteta e fjalës së përsosur". Niku im i vogël, ministri tha një fjalë dhe e firmosi me emrin e tij, me guxim. Ministri e njeh mirë kënetën e rilindjes sepse dikur ka qenë edhe ai në atë kënetë, e larguan sepse guxoi të thotë të vërtetën që i dogji sumën "kryerilindasit". Sipas mendimit tim, ministri ka edhe shumë gabime në kohën e ushtrimit të portofolit, por ti thuash që të ketë turp sepse thotë një të vërtetë publikisht, ky është ekstrem. Turp duhet të kenë ata "prokurorë e gjyqtarë" që dënojnë të rinjtë me burgim të përjetshëm pa prova por me urdhër të partisë, jo vetëm turp por duhet edhe të dënohen. Sepse nuk ka mënxyrë më të madhe se sa të vuash një dënim për krime të pa bëra, të t'ndjeki një mallkim. Pastaj o Niku, kush e bëri atë aksion? Saje Qorri, kapomafia e drogës Europiane. A të kujtohet Niku kur Saje Qorri sulmonte policinë dhe gjykatësit që arrestuan prindët e Sajes farmacistë me ilaçe kontrabandë? Përse nuk bërtite "Turp"? Po kur Taulant Palla me yaris ngarkuar me para, , Edrama shkarkoi drejtorin e policisë që i kapi, por kur shoferi i Sajes me 800.000 euro kash për të blerë gjykatësit e Sajes trafikant? Nuk bërtite "turp". Një këshillë nga plaku, mëso ndonjë zanat se jeta është e gjatë e nuk kalohet vetëm me servilizma.

    Tarasi08/09/2018 17:58

    o Niku i Rilindjes , Manjani eshte shprehur qarte por ti nuk do ta kuptosh !!!??? Pa prova nuk duhet denuar asnje. Eshte e frikshme te denohet nje djale 18 vjeçar , me burgim te perjetshem , pa prova te qarta e te plota qe vertetojne fajesine, mendo sikur te ishte djali apo vellai juaj!!!!

    Niku08/09/2018 14:39

    Turp te kesh ti qe ben keto shkrime per opinione dhe nuk flet per prova

    Saje qorri08/09/2018 14:37

    Saje qorri qen bir qeni

    Shto koment

    Denonco