Krichbaum rrëzon Ramen/ Negociatat e Shqipërisë nuk janë të hapura

Krichbaum rrëzon Ramen/ Negociatat e Shqipërisë nuk janë të hapura

13:04, 03/09/2018
A+ Aa A-

Deputeti i së djathtës gjermane Gunther Krichbaum ka goditur sërish. Ai ka pohuar edhe njëherë se ndryshe nga sa thotë propaganda qeveritare, negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk janë automatikisht të hapura në vitin 2019.

Ai ka treguar se përse deputetët e CDU-CSU, e bojkotuan darkën me Edi Ramën në Berlin dhe e ka kushtëtzuar përparimin e shqipërisë drejt BE-së me zgjedhjet locale të qershorit 2019.

Në një intervistë për Panorama, Krichbaum theksoi: “Situata është shumë e qartë: BE nuk ka marrë një vendim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ajo do ta rishqyrtojë çështjen në Këshillin e ardhshëm të qershorit 2019 dhe pastaj do të marrë një vendim përfundimtar në Këshillin e dhjetorit 2019. Prandaj, nuk ka automatizëm në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit. Përkundrazi, vendimi do të merret nën dritën e përparimeve dhe zhvillimeve të arritura. Para këtij vendimi në dhjetor, qeveria federale duhet të kërkojë miratimin nga Bundestagu”. Deputeti i përtisë së Merkelit, pasi ka hedhur poshtë propagandën qeveritare se negociatat u hapën dhe Shqipëria mori një datë ka vënë si kusht edhe zgjedhjet e ardhshme loKale: “Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019” i tha ai të përditshmes shqiptare.

Ngezjen e shqipërisë në klasë këtë verë deputeti gjerman nuk e ka parë vetëm thjeshtë si çështje ekuilibresh politikë në mes vetë europës, por si dështim të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrat: “Në vjeshtën e vitit 2016, Grupi Parlamentar CDU/ CSU, bazuar në kushtet e Komisionit Europian, publikoi një dokument prej 7 pikash, ku renditeshin reformat që priteshin nga grupi parlamentar për të hapur negociatat e pranimit. Për fat të keq, 2 vjet e gjysmë më vonë, duhet të konstatojmë se ka pasur pak përparim në këto çështje.

Këshilli Europian ka bërë përsëri të qartë se në cilat fusha duhet të arrihet përparim përpara se të fillojnë negociatat e pranimit” ka thënë ai. De si për të përforcuar këtë ide ka shtuar: “… u bë e qartë se, përveç Gjermanisë, edhe vende si Franca apo Holanda kishin gjithashtu rezerva për hapjen e negociatave të pranimit”.
Në fund ai ka shuar kuriozitetin edhe për lajmin që u përhap në Tiranë se deputetët gjermanë bojkotuan një darkë të shtruar nga Rama në Berlin kur shkoi të lobonte për hapjen e negociatave. Krichbaun jo vetëm e ka ka pranuar këtë bojkot por ai ka theksuar se ai u krye si pasoj ne dhunës verbale që përdorën mediat pranë qeverisë. “Jo vetëm unë e kisha anuluar pjesëmarrjen time në darkë.

Pothuajse të gjithë deputetët e CDU/CSU hoqën atëherë dorë nga kjo darkë, duke iu referuar fushatës mediatike. Ndërkohë, kam përshtypjen se situata është qetësuar dhe duhet të shohim përpara” ka thënë Krichbaum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku03/09/2018 16:58

Këta të huaj që flasin keq për "rilindasit" janë të paguar nga opozita me paratë e drogës, krimit dhe ppp. Shikoni se çfarë thonë Lu, Mogherini, Hahn, Vllahutin, ata flasin gjëra të mrekullueshme sepse ata nuk i paguan opozita.

Shto koment

Denonco