Ndodhi edhe kjo: Një Imam i Komunitetit Musliman merr në mbrojtje, të dënuarin për trafik ndërkombëtar droge

Ndodhi edhe kjo: Një Imam i Komunitetit Musliman merr në mbrojtje, të dënuarin për trafik ndërkombëtar droge

14:19, 22/08/2018
A+ Aa A-

Nuk është ndonjë risi, veçanërisht nga radhët e “Rilindjes”, kur një politikan i lartë si Taulant Balla merr në mbrojtje një të dënuar si trafikant i madh droge dhe ish pjesëtar i një prej organizatave kriminale më famëkeqe në Shqipëri dhe Europë, si ajo e Aldo Bares.

Por që një Imam, “njeri i zotit”, drejtues i një xhamia të rëndësishme në kryeqytet, të dalë hapur dhe të marrë në mbrojtje një nga emrat më të njohur të krimit ndër vite, nuk kishte bërë vaki.

Ky “Përfaqësues i Allahut” në Tiranë quhet, Ahmed Ilmi Kaja, dhe ka arritur deri aty sa që nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, të përdor edhe Profetin Muhamed, për ti dalë në mbrojtje një njeriu që për ti shpëtuar drejtësisë dhe për të vazhduar bizneset me miqtë e tij në qeverinë Rama, sa të ndërrojë shumë herë emrin dhe mbiemrin.

Po Imami nuk ndalet me kaq, ai sulmon edhe të gjithë ata që i kanë kërkuar llogari institucioneve, se si ka mundur ky individ nga trafikant ndërkombëtar droge të shndërrohet si me “magji”, në një biznesmen të madh dhe të preferuar nga qeveria Rama.

“A do të gjejnë faltore apo altar ku të falen abuzuesit, me dinjitetin e tjetrit pËr padinjitetin e tyre?!”, merr guximin dhe shkruan Imami në mbrojtje të Mond Begos, krah i djathtë i Aldo Bares dhe njëkohësisht administrator i financave të organizatës kriminale, të njohur si “Banda e Lushnjes”.

Stauri i plotë i Imam Ahmed Ilmi Kaja, në faqen e tij në Facebook

“Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!

"I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti". Keshtu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh. 
Mirepo Islami nuk eshte mjaftuar me kaq po na meson se vuajtja e denimit eshte pjese e pendimit si edhe domosdoshmeri per funksionimin e pendimit, siç edhe na meson se ne momentin qe drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt. 
Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t'i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos.Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, perkushtimet e tij ndaj njerzve ne nevoje saqë nje status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po qe jam i sigurte se ai kurre nuk do ta deshironte qe te permendim gjera te tilla se qellimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.

Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan.

Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!”

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Hekuran 23/08/2018 08:28

    Ahmadët e Janullat për këtë kategori njerëzish janë

    Qazim 23/08/2018 08:16

    Nga i njëjti legen ushqehen këta zagarë

    ii22/08/2018 21:52

    aa he kylyshk..;;!turku te qift t r sh! cke me turkun, shih pedofilet qe kan mbire kudo tek ju!

    Erioni22/08/2018 21:08

    Permendni nje imam te nderuar ku per mendimin qe shpreh eshte i bazuar tek e Verteta Hynore! Ai ka me shume besimtare ne xhamine e tij sesa kane gjith politikanet e majte e te djathte bashke qe i lidh vetem interesi! Politikane imorale, qe jane gati te japin dhe grate e vajzat e tyre per pak pushtet

    aa22/08/2018 17:55

    pse cuditeni turku i ben te gjitha imam=terrorist mos e haroni thirjen "funderina te te gjitha llojeve bashkohuni"

    Loran shehu22/08/2018 14:30

    Ahhahahahahah????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    Shto koment

    Denonco