Ndoka: Zgjohu Edi Rama, ‘byrazeri’ yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë, apo kështu të pëlqen!

Ndoka: Zgjohu Edi Rama, ‘byrazeri’ yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë, apo kështu të pëlqen!

11:17, 19/08/2018
A+ Aa A-

Deputeti Kristian Demokrat Nard Ndoka ka reaguar pas lajmeve se universitetin e New York në Tiranë e ka blerë shteti turk. Ai në një shensim në rrjetet sociale shkruan se “Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!”

Ja shenimi i plotë i deputetit Ndoka në facebook:

Shteti Turk blen Universitetin New York në Tiranë.

Financim i posaçëm shtetëror për influenca otomane në Kosovë e Shqipëri; në ekonomi, arsim, kulturë, histori e religion.

Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!

Hiqet flamuri i SHBA-ve, vendoset flamuri turk!

Kerkesa e përsëritur e Erdoganit për Ramën; mbyllja e shkollave të Gylenit, sipermarrje private. Rama nën frikën e SHBA-ve, zgjodhi një mënyrë të kamufluar; dy rrymat turke, prezente në Shqipëri. SHBA vëzhgon!

Zgjohu Edi Rama, “byrazeri” yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë; apo kështu të pëlqen!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Timi19/08/2018 13:11

Eh, kur bo edhe Nardi si gjeopolitikan.

Shto koment

Denonco