Ja ç’ thoshte Veliaj për çerdhen ku sot shpërtheu gazi. ‘Fëmijët e meritojnë…’

Ja ç’ thoshte Veliaj për çerdhen ku sot shpërtheu gazi. ‘Fëmijët e meritojnë…’

14:52, 16/08/2018
A+ Aa A-

Një bombol gazi ka shpërthyer në një objekt që shërbente si magazinë për çerdhen 14 në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, por do të kishte pasoja të frikshme nëse do të ndodhte gjatë ditës. Kjo është një nga çerdhet e rinovuar nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me donatorët privatë, të cilëve Veliaj u bënte thirrje të kontribuonin në përmirësimin e qytetit.

Prezantimi I saj pushtoi ekranet dy vjet më parë, por, prania dhe shpërthimi i një bombole gazi mëngjesin e sotëm ka treguar se jo të gjitha masat janë marrë për të siguruar mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve.

“Çerdhja e rinovuar është një motiv për të injoruar gam-gamin politik e për t’u fokusuar tek puna. Aseti nr.1 i qytetit janë njerëzit, ca më shumë të vegjëlit. – Adopto një Cerdhe, -Tirana për fëmijët“, shkruante Veliaj pas rinovimit të çerdhes.

“Jam shumë i lumtur që në Ditën e të Moshuarve, përurojmë këtë çerdhe sepse besoj se nuk ka dhuratë më të mirë për gjyshërit dhe gjyshet se sa kur shikojnë nipat e mbesat që trajtohen me dashuri, me kujdes dhe me respekt nga qyteti i tyre. Më vjen mirë që kemi ndërtuar një qytet ku, edhe në ditët tona të vështira, edhe kur nuk i kemi mundësitë, edhe kur Bashkia ka borxhe financiare, kemi njerëz dashamirës që i kuptojnë dhe jetojnë me problemet e qytetit.” tha Veliaj në prezantimin e këtij rinovimi, dy vite më parë.

Incidenti I frikshëm ka krijuar panik tek prindërit, të cilët janë në alarm për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe kërkojnë garanci përpara se ti cojnë të vegjlit në cerdhet që I administron Bashkia e Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Detari@tlantides16/08/2018 20:30

Faji eshte i veliajt qe nuk vete ti shterngoje mire tubat e gazit te bombulave !

Shto koment

Denonco