Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Ja përse Vllahutin s’u shfaq në dekorimin e presidentes kroate…

FOTO/ Ja përse Vllahutin s’u shfaq në dekorimin e presidentes kroate…

22:49, 19/07/2018
A+ Aa A-

Romana Vllahutin, aktive së herë vijnë delegacione nga Brukseli sot që në Tiranë ka ardhur presidentja e vendit të saj është munduar të fshihet. Në Kroaci ajo njihet shumë mirë, sidomos në qarqet politike.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç e njeh shumë mirë dhe marrëdhëniet mes tyre nuk janë shumë miqësore për të mos thënë më shumë.

Romana Vllahutin është e njohur në Kroaci edhe si pjesë e intrigave përmes një “plani sekret” kundër Presidentes aktuale të Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovicv.

 Romana ka qenë një personazhet aktive në ekipin e Presidentit Josipoviç, që kishte grumbulluar shumë gra në ekipin e tij dhe që mbajti këtë post në periudhën 2010-2015. Josipoviç konkurroi përballe Kolindës në zgjedhjet e 2014-2015 dhe humbi në raundin e dytë me një rezultat shumë të ngushtë. Ky moment e ‘detyroi’ Romana Vllahutin të largohej nga enturazhi i Josipoviç dhe më të tej, të ‘fluturonte’ drejt Tiranës në zyrën e Komisionit Europian. Ndoshta për të vazhduar “intrigat” në Tiranë dhe duke qenë e akuzuar për korrupsion me vilën e saj.

Në një shkrim të medias kroate të quajtur ‘Plani Barbica’ (sepse Kolindën e kishin pagëzuar me këtë emër meqë e konsideronin si një ‘kukull Barbi’) jepen disa detaje të një plani sekret të hartuar nga “njerëzit pranë Josipoviç’.

Në shkrim flitet për këtë plan sekret që kishte hartuar ‘ekipi i ngushtë’ i Josipovic dhe ku secili prej tyre kishte marrë detyra konkrete për të minuar zgjedhjen e kandidates për Presidente, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Image

Një nga personat aktivë për hartimin dhe implementimin e këtij plani sekret kundër Presidentes aktuale të Kroacisë rezulton të jetë Vllahutin. Kjo e fundit ishte pjesë e grupit të këshilltareve të Presidentit Josipoviç, madje një nga personat shumë të afërt të tij dhe aktivë kundër Kolindës.

Kolinda i fitoi zgjedhjet në raundin e dytë me një rezultat shumë të ngushtë, 50.7% përballë kandidatit Josipoviç.

Tani që Vllahutin po largohet e turpëruar me vulën e korrupsionit nga Tirana dhe nuk ka mbështetjen e qeverisë kroate e të presidentes kroate e ka të pamundur të marrë një post ambasadoreje nga zyrtarët e lartë të Brukselit.

Kështu që Romana do të sorollatet për disa kohë në zyrat e Bruksel, pa ndonjë post konkret duke pritur zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian me shpresën se komisioneri i ri nga Kroacia mund të jetë ndonjë ‘miku’ i saj apo ndonjë individ që ajo mund ti marrë një rekomandim mbështetës.

Kjo mesa duket është arsyeja përse Romana s’u shfaq sot ndërkohë që Presidenti Meta dekoroi presidenten kroate.

Përfundimisht mund të thuhet se për Romanën janë mbyllur të gjithë hapësirat e intrigave në Kroaci por edhe që ajo të vazhdojë të pasurohet duke marrë poste nga Brukseli. Ndoshta do të vijë dita të hapet dosja e korrupsionit të saj me ambasadën e BE të blerë prej saj në Tiranë dhe Romana të vetohet për të marrë ndëshkimin e merituar nga Brukseli dhe Zagrebi për shkak të kompromentimit në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd20/07/2018 07:39

Ky shkrim duket si thashethemnaje e turpshme. Mungojne referencat ne fakte ose deklarata zyrtare. Po sikur keto te mos jene te verteta?

Ardian20/07/2018 05:41

Kurse une kam nje pyetje tjeter: ç'pune ka Berati me Presidenten Kroate qe e shpall Qytetare Nderi? Çfare lidhje kishte midis Beratit dhe asaj deri tani?

Daj Jaku20/07/2018 01:04

Vllahutin është kurva e Josipoviç në këtë Europën e sorme që vazhdon të bëjë Kuervën e Motit. Mbushur me pihanecë, drogmenë, baxhella e lavire që shtojnë privilegjet e tyre në kurriz të masave punonjëse. Ndoshta vërtetë ka të drejtë Anglia dhe Trump. Kolinde është antiteza e Vllahutin, kjo e fundit ka vetëm një aftësi, përdorimin e plaçkës.

Dita19/07/2018 23:35

Vlahutinit mire ti behet, por per ju kam nje pyetje: ç'pune ka Ljubjana me Romanën? Apo ju duket se eshte ne Kroaci?

Shto koment

Denonco