Gent Zenelaj: Veliajn e dija djalë të zgjuar po doli kunadhe, profili në Facebook i Ndrenikës dyshoj se….

Gent Zenelaj: Veliajn e dija djalë të zgjuar po doli kunadhe, profili në Facebook i Ndrenikës dyshoj se….

20:38, 09/07/2018
A+ Aa A-

Aktori Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”, ku ndër të tjera ai ka diskutuar me dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu mbi një nga debatet më aktuale siç është çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Edhe pse u arrit një marrëveshje mes aktorëve përfaqësues dhe Bashkisë Tiranë, për Gentin ajo marrëveshje nuk është e vlefshme për arsyet që ka argumentuar në vijim.

“Unë nuk e quaj marrëveshje atë që thanë se u arrit . Unë e quaj të luash me regji qendrore. Më vjen keq që Erion Veliaj, të cilin e mendoja të ishte një djalë shumë i zgjuar, është bërë kaq kunadhe. Nuk bëhet transparencë me regji qendrore kur e ke ti butonin. ku aktorët flasin ti heq fishën dhe vë një fish të Edi Ramës që po inauguron një pedonale diku.

Unë them që s’ka marrëveshje, është e keqpërdorur. Robert Ndrenikën e njoh personalisht dhe dyshoj se ai është profili i Robert Ndrenikës. Çfarë nuk po përdoret në këtë gjë, eshtë lëshuar makineria e propagandës në maksimum. Mua më vjen keq për një gjë që artistët kishin mundësi ti tregonin popullit që janë gur i fortë.

Unë mund të jetoj pa teatrin Kombëtar, Teatri nuk jeton dot pa ne. Unë nuk do humbas asnjë koleg për hatër të teatrit , as Erionin as Laertin. Unë do luaj në çdo teatër në Shqipëri. Teatrin e ka mbajtur gjallë vetëm publiku ndryshe do ta kishin shembur. “,- është shprehur në Thumb Gentian Zenelaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti09/07/2018 21:06

E dija te zgjuar por doli kunadhe.fjali me kontradite brenda saj.dihet qe kunadhja eshte e zgjuar, por Genti me duket se eshte koqe kandari,

Shto koment

Denonco