DETAJET/ Provat që u fshehën pas vdekjes së shoferit të Xhafajt

DETAJET/ Provat që u fshehën pas vdekjes së shoferit të Xhafajt

11:44, 09/07/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike sot një mesazh të mbërritur në adresën e tij, për provat që janë fshehur në vdekjen/vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt, Shkëlzën Qordja.

Me një shënim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur faktet e denoncuara nga ekspertët.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Xhafa i drogës fsheh vrasjen!

Kjo është ekspertiza qe Xhafa i drogës me kriminalistët e tij kriminele i beri telefonit te shoferit qe vranë!

Lexoni mesazhin e ekspertit dixhital. sb

“Materialet qe u gjeten ne vendngjarje, ishin bllokuar të shoqeruara me vendimin për ekspertimin e tyre për tu dërguar në laboratorin e policisë shkencore. Po kështu edhe celulari i shoferit.

Në vend që të kryhej këqyrja e tij dhe të pasqyrohet e tëra në procesverbalin e materialeve te gjendura ne vendngjarje, drejtori i krimit të organizuar Eduard Merkaj që është i biri i shoferit që Xhafa ka pasur ne parlament, ka dërguar njerëzit e tij tek drejtori i laboratorit shkencor Xhevahir Çeloaliaj i cili ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të Vlorës.

Ai i ka dhënë të dërguarve të Eduard Merkaj celularin pa asnjë veprim procedural, në kundërshtim tërësor me ligjin. Aparati i celularit duhet të jetë kthyer pasditen e së dielës dhe më pas në procesverbal u fiksuan të gjitha mesazhet apo thirrjet hyrëse dhe dalëse të viktimës. Me siguri janë fshirë atë që mund të sillnin telashe, ndryshe përse marrja e celularit jashtë cdo norme?

Tabulatet telefonike do të tregojnë të vërtetën, por prokuroria nuk ka dijeni peër zhdukjen e celularit të viktimës për disa orë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco