Manipulimi i votimit për TK, PD, Spaho: Çudira të tilla po ndodhin shpesh në Kuvend

Manipulimi i votimit për TK, PD, Spaho: Çudira të tilla po ndodhin shpesh në Kuvend

10:19, 09/07/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike dhe LSI nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë.

Shkak është manipulimi i votimit për Teatrin Kombëtar, ku deputeti i LSI-së Vangjel Tavo duke mos qenë fare i pranishëm, ka votuar pro.

Duke folur në sallën e parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho është shprehur se deri në zgjidhjen e kësaj situate, opozita nuk do të marrë pjesë në seancat e parlamentit.

‘Ditën e enjte është kryer votimi për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por më shumë se kaq edhe tek rezultati i votimit, ku një prej deputetët të opozitës që nuk ishte në Kuvend, ka votuar pro.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin çudira të tilla, sepse opozitës i është mohuar e drejta e fjalës nga mazhoranca.

Kërkesa jonë është bërë para dy ditësh dhe nuk  besoj se do të kishte ndonjë gjë më të rëndësishme për Kuvendin, se sa të verifikonte procesin e votimit.

Në këtë situatë ne nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, deri kur Kuvendi të kthejë përgjigje, të anulojë votimin e ditës së enjte’, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco