Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kamp refugjatësh në Shqipëri/ Si po mundohet Edi Rama ti gënjejë shqiptarët

Kamp refugjatësh në Shqipëri/ Si po mundohet Edi Rama ti gënjejë shqiptarët

12:07, 20/06/2018
A+ Aa A-

Qeveria gjermane dhe kancelarja Angela Merkel është përfshirë në një nga krizat më të thella, që e rrezikojnë jo pak kryetaren e qeverisë federale.

Ashtu siç mund të mendohet, në qendër të grindjes me CSU është çështja e azilantëve.

Kancelarja Merkel ka marrë një ultimatum që për dy javë duhet të gjejë një zgjidhje që të kënaqë bavarezët.

Por ndërkohë, në sfond po shfaqet gjithmonë e më shumë mundësia e ngritjes së një kampi refugjatësh në një vend jashtë BE-së.

Si variant më i mundshëm shihet Shqipëria.

Televizioni publik gjerman, ZDF, i interesuar për këtë çështje, ka marrë një përgjigje interesante nga një zyrtar shqiptar.

Ai thotë se Shqipëria mund të përballojë një fluks prej 600 mijë emigrantësh.

Interesant është fakti se mediat gjermane dhe austriake thonë se ka negociata, por në Shqipëri qeveria hesht, edhe pse ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po takon dy aktorë shumë të rëndësishëm si Komisionerin për Emigracionin dhe ministrin e Brendshëm gjerman, që i ka vendosur ultimatumin kancelares Merkel.

A është Shqipëria gati që të marrë përsipër këtë barrë për hir të negociatave?

A do pranojë vendi ynë mijëra refugjatë, në këmbim të ndihmës financiare?

Fakt është se në Shqipëri po na lënë në heshtje, teksa Brukseli, Gjermania dhe Austria po ziejnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber21/06/2018 19:39

Berisha e hapi kete loje te ndyre me vendin duke pranuaj me teper se 2000 terroriste Muxhahedine Iraniane per tu bere "i mire me miqte Amerikane". Perse nuk e thote njeri kete?Pse qenkan ndryshe ata qe na solli Berisha? Tani pala tjeter ka pazar akoma me te ndyre per ta mbushur vendin me qindra mije emigrante. Keta jane vale masive emigrantesh qe i sjellin shoqatat e Soros qe duan shtete pa kufi.

Toni20/06/2018 16:43

Me sa shihet edhe kryeminisri jon ne qofte se ndodh kjo , do ti takoj te shkoj jo refugjt ne europ por ne iran turqi opo....

Qeveritare KOPILA20/06/2018 15:38

Problemi nuk jane Emigrantet, Problem eshte gjendja e papranueshme e funksionimit te shtetit qe do ta ktheje Shqiperine ne nje GETO te pabanueshme.

juri20/06/2018 13:11

Po ky maskara perzuri dhe perze shqiptaret cdo dite dhe pretendon te sjell refugjat ketu po ku te punsoj shqiptret se pse nuk ka asnje te keqe nga ana njerzore pse pretendon te bjer refugjat por KY DO JET KRYETRAFIKANTI I TYRE MOS HARRONI KRYETRAFIKANTI TYRE NE QOFTE SE EUROPA PLAKE E BESON QE KY MBAN REFUGJAT EUROPA NUK ESHT PLAK POR E VDEKUR OSE E KAPUR TOTALISHT NGA MAFIJA E TRAFIKIMIT KJO DO JET GJEJA ME E RREZIKSHME E KETIJ KOMBI SEPSE 1800000 SHQIPTAR JANE DHE 600000 MIJE REFUGJATE PRISHEN BALLANCAT NE MENYREN ME EKSTREME KY NJERI PA DIN E IMAN PA FE E ATEDHE PA GJINI E E ORENDI PO KTHEN ESHE SHQIPERIN NE TE TILL ..... DHE NE FUND TY SYRI NET .....AMAN ME ATA RREKLAME SING MAKINA E DREQIN TA HAJ

Shto koment

Denonco