E turpshme: Keshilltarët e majtë të Hasit shpallin ‘Qytetar Nderi’ njeriun që qëlloi mbi Azem Hajdarin

E turpshme: Keshilltarët e majtë të Hasit shpallin ‘Qytetar Nderi’ njeriun që qëlloi mbi Azem Hajdarin

12:58, 18/06/2018
A+ Aa A-

Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur qytetar nderi Gafurr Mazerkun i cili qëlloi me armë kundër deputetit demokrat Azem Hajdari duke e plagosur rëndë atë. Për ketë veprim ai është denuar nga Gjykatat Shqiptare.

Me 13 vota pro dhe një abstenim, Kshilli ka miratuar dhënjen e titullit për Mazrekun

Lidhur me këtë vendim ka reaguar jo më larg se dje dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruante:

Edi Rama dekoron atentatorin e tribunit te lirise Azem Hajdari!

Te dashur miq, urdheri i Edi Rames per dekorimin pas vdekjes te Gafur Mazerekut, njeriut qe i shtyre nga pushteti i atehershem, duke shfrytezuar nje zenke si pretekst shkrehu ne parlament bresheri plumbash mbi liderin e dhjetorit Azem Hajdari, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje vendi te lire.

Me kete vendim Edi Rama deshmon urrejtjen aterore ndaj tribunit te lirise per pushtetin e humbur te eterve te tij.

Te dekorosh njeriun, kriminelin qe pergjaku per here te pare ne histori parlamentin e vendit do te thote te shkrehesh ne emer te tij bresheri te re plumbash mbi gjoksin e heroit legjendar si dhe ti shpallesh lufte Partise Demokratike, demokrateve te Hasit, te Veriut dhe te mbare Shqiperise.

Me kete vendim te pashembullt ne historine e nje vendi te lire, Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun ne parlamentin e vendit, perligj vrasjen politike, shperblen dhe nderon per qellime kriminale politike krimin ne teresi dhe krimin politik ne veçanti!

Ky akt kriminal, me te cilin Edivin Kristaq Rama shperblen dhe nderon njeriun qe merite te vetme ka krimin e shemtuar te derdhjes se bresherive te plumbave ne parlament mbi Prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e Partise Demokratike dhe pluralizmit politik, perben nje hakmarrje te qarte politike primitive e cila kerkon shpagim! sb

Deputeti demokrat i Kukësit Flamur Noka kishte paralajmëruar para pak ditësh këtë veprim të këshilltarëve të majtë të Hasit.

Ja deklarata e plotë  e Nokës:

Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Partia Demokratike disponon propozimin që Kryetari i Bashkisë së Hasit i ka bërë Këshillit Bashkiak për të nderuar një vrasës si Gafurr Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata.   

Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i Saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është parashikuar për të hënën, prandaj ne i bëjmë sot thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Atentatori18/06/2018 15:34

E treta a vërteta, E para: "heroi i pipllit" krimineli me pagesë Avni Rustemi qëllon Esad Pashanë. E dyta: Krimineli "qytetar nderi" qëllon simbolin demokrat të antikomunizmit Azem Hajdarin, E treta e vërteta, e ka rradhën Heroi që do qëllojë në kokë kryeministrin meqë e ka të madhe si ariu. Po atij çfarë titull të lartë do ti japim?

Shto koment

Denonco