Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

PD, Alibeaj: Rama kërcënon opozitën duke marrë borxh emrin e Sinan Idrizit

PD, Alibeaj: Rama kërcënon opozitën duke marrë borxh emrin e Sinan Idrizit

11:35, 16/06/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike reagoi ashpër sot lidhur me kërcënimin që Edi Rama, fshehur pas biznesmenit të tij Sinan Idrizi, i bëri një ditë më parë Opozitës.

Në një deklaratë për median deputeti Enkelejd Alibeaj tha se për të sulmuar PD-në dhe opozitën, Edi Rama mori borxh emrin e Sinan Idrizit për tu bërë banal e për të kërcënuar me burg e gjyqe.  

“Një farë Sinan Idrizi, që thotë se është biznesmen i madh, pa patur ndonjë biznes që mund ta tregojë, i ka dhënë dje borxh Edi Ramës emrin e tij për të lëshuar banalitete prej të forti ne adresë të Partisë Demokratike.

Neuroza e re, që bashkëpunëtorët ia njohin si “Makthi i Babales”, i shfaqet Edi Ramës sa herë ai kapet nga opozita në afera gjigande korruptive, kriminale dhe klienteliste.

Prandaj, pasi urdhëroi dy televizionet kombëtare të censurojnë opozitën për aferën korruptive të Air Albania, Edi Rama përdori emrin e Sinan Idrizit për të bërë si i fortë duke kërcënuar opozitën me gjyqe dhe burg.”- deklaroi Alibeaj.

Alibeaj risolli edhe njëherë në vëmendje skandalin e qeverisë me kompaninë e dhuruar për shtetasin turk Sinan Idrizi I cili po merr tashmë atributet e pashait të Vlorës.

“E vërteta është se kompania e Sinan Idrizit u krijua me një fond qesharak vetëm 9 ditë para vendimit të firmosur nga Edi Rama që e bëri Sinan Idrizin pronar në një biznes të përbashkët me qeverinë, siç është biznesi multimilioner i kompanisë ajrore Air Albania.”

Për këtë çeshtje PD I ngre disa pyetje kryeministrit Rama: 

“Përpara se t’i marrë borxh emrin Sinan Idrizit për të kërcënuar me gjuhë banale opozitën, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:

Kush është Sinan Idrizi?

Si vendosi të bëjë biznes me Idrizin?

Me çfarë është marrë në të shkaurën Idrizi dhe prej nga burojnë paratë e tij?

Si vendosi Edi Rama për aksionet që do të marrë Idrizi tek Air Albania?

Sa para do të investojë shteti në Air Albania?

A po investohen tek Air Albania dhe tek Aeroporti i Vlorës para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të huaj?”

Më tej para mediave, Alibeaj ironizoi kryeministrin për ndarjen e honorareve të shkrimit të tij me emrin e marrë borxh të Sinan Idrizit.

“I vetmi reagim i Ramës prej 3 ditësh ishte fletërrufeja me emrin e firaunit të tij Sinan Idrizi që, mesa duket, e bën të ndjehet Pasha të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.  Por, pas kësaj të djeshmes ne kemi edhe një pyetje tjetër për Edi Ramën:

Shkrimi i fletërrufeve me emrin e Sinanit është i përfshirë në fitimin që do të ndani apo paguhesh ekstra?

Profesioni si shkrues fletërrufesh do t’i shërbejë shumë shpejt, sepse do të vijë dita që Edi Rama, Sinanët dhe firaunët e tij të përgjigjen para drejtësisë për çdo vendim korruptiv për të pasuruar veten e tij në dëm të interesit publik!” – përfundoi deklaratën e tij deputeti Alibeaj në emër të Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco